Franca fiton miqësoren, Mancini: Prisni një vit për Italinë time

2 Qershor 2018, 10:11| Përditesimi: 2 Qershor 2018, 12:46

  • Share

Franca e Didier Deschamps është gati dhe në formë për Botërorin e Rusisë. Transalpinët mposhtën 3-1 Italinë e Mancinit në miqësoren e luajtur në Nice ku golin e parë e realizuan shumë shpejt me Umtiti që në minutën e 8-të.

Gjelat vijojnë me momentet e mira dhe kur kishte kaluar afërsisht gjysmë ore loje shënon edhe ylli i skuadrës Antoine Griezmann me penallti duke i dhënë Francës avantazhin e dyfishtë. Djemtë e Mancinit zgjohen dhe në minutën e 36-të ngushtojnë diferencën me golin e kapitenit Bonucci që shtyn topin në rrjetë nga fare pranë.

Në pjesën e dytë vjen edhe një supergol nga Dembele që mbyll llogaritë Franca 3 e Italia 1. Pasi fitoi miqësoren e parë ndaj Arabisë Saudite kjo është humbja e parë e Roberto Mancinit në krye të pankinës së Italisë. Mancini kërkon kohë dhe thotë se Italinë e tij do ta shohim pas një viti.

Nga këto lloj humbjesh fiton edhe eksperiencë edhe pse të humbasësh nuk është kënaqësi. Ka një diferencë mes Frances dhe nesh por pas një viti mund të jemi edhe ne në nivelin e Francës dhe atëherë mund të shihet Italia ime.

Trajneri i Italisë, Mancini

Franca debuton në Botëror më 16 qershor ndaj Australisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?