Kryeministri Edi Rama

Franca, flakë për flakë!..

16 Janar 2021, 18:59| Përditesimi: 16 Janar 2021, 19:01

  • Share

Kanceleritë e ish Perandorive Europiane e ndiejnë lagështinë edhe nëse shiu bie në Himalaja. Nëse vrenjten maja e Himalajës në Paris hapen çadrat. Më shpejt se të mësonim që Kryeministri Edi Rama kishte bërë një “kritikë” për vendet e BE dhe adresim më konkret për Francën, dëgjuam ofshamën për dhimbjen që iu shkaktua Francës.

Me sa duket edhe qimja rëndon shumë në shpinën e të mëdhjenjve. Them qimja sepse kritika e Kryeministrit tonë është një qime floku krahasuar me rëndësinë e problemit dhe shqetësimit që Ai shtron në mënyrë të përsëritur ndaj vendeve të BE. Pa dyshim se Ambasada Franceze në Tiranë bën detyrën e vet, mbron nderin e Republikës së vet dhe mirë bën. Por ku ka gabuar Kryeminstri ynë? Çfarë tha ai që iu qendroi kaq rëndë BE dhe Francës? Kryeministri nuk kërkoi llogari, as akuzoi. Thjesht iu kujtoi një premtim të tyre dhe iu bëri thirrje për ta mbajtur atë. E thënë hapur, iu bëri thirrje për të mundësuar shpëtimin e jetëve edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse u fol për cinizëm dhe egoizëm gjithçka ishte e adresuar për një rast konkret. Edhe ne qytetarët e Ballkanit Perëndimor kujtonim se ishim të rrjeshtuar me qytetarët e BE dheende kujtojmë. Mbase ne padrejtësisht kemi kujtuar se një jetë njeriu vlen njësoj si në BE apo në Ballkanin Perëndimor dhe në çdo skutë të botës.

Kujtonim se po luftonim ndaj të njëjtit armik, pra ishim në një betejë të përbashkët; ku ne shqiptarët do të ishim të gatshëm të jepnim nga gjëja jonë për qytetarët e BE, gjë që nuk kemi munguar ta bëjmë; jo vetëm në këtë rast por edhe herë të tjera. Historia është dëshmitare. Kur të bëhet thirrje për të shpëtuar jetë njerëzish jo vetëm në shtëpinë tënde, nuk ka vend të thuhet se në thirrje ka doza cinizmi apo egoizmi. Cinizmi dhe egoizmi janë dukuri të të mëdhenjve, të atyre që kanë mundësi dhe sidomos kur ato mundësi nuk i ndajnë me të tjerët. Sa mirë do të ishte sikur në vend të notës, Amabasada Franceze të kishte dërgua qoftë edhe dy doza vaksine për të vaksinuar një infermier, që ne ta falenderonim nga zemra për gjestin edhe pse do të ishin dy doza; dhe kjo sepse dy doza janë një jetë!... Ah sikur vendet e BE ta ndiejnë njerëzisht atë që foli Kryeministri ynë dhe të reagojnë për mirë! Kjo do të thoshte se BE ndjen që na ka pjesë të sajë edhe pse jo ligjërisht. Nga qindra miliona dozat që po marrin dhe të ndajnë disa dhjetra apo qinda mijëra.

Për vendet e BE do të thoshte të shtynin një javë apo 10 ditë më tej periudhën e vaksonimit por ne do ta ndienim shumë këtë veprim njerëzor. Le të presim e shpresojmë të ndodhë ajo që nuk ndodhi. Sa më pak nota dipllomatike dhe më shumë vaksina. Vaksinat flasin më shumë se notat dipllomatike.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teli: 17/01/2021 19:35

    BE po provokon qyetaret e Ballkanit Perendimor, sa na mbajne nervat neve. ne fakt Serbia i dh drejtim, mori vksonen ehd enga rusi e kinezi. Perse ne duhet te jemi besnik edhe kur na rrezikohet jeta? te blesh vaksinen nuk eshte politike. Kur nuk e ke rrezikon jeten e qytetareve te tu. vini re cfare britmash nga vendet e BE ku Phaizeri iua shty grafikun e furnizimit!.. Ju dhem jeta e tyre, e jona eshte eksperimentale.. Mire iua beri Kryeministri dhe drejt mbeshtetja ne kete shkrim. Teli

    Përgjigju
  • Çika: 17/01/2021 07:41

    bravo, gjerat duhen thene si jane dhr jo si iu pelqen te medhenjve!.. BE nuk tregon solidaritet as brenda familjes se vet. kujoni si u sollen me Italine qe e braktisen ne kulmin e pandemise... Duhet te tregojne solidaritet njerezor ndyshe vete BE do te shthuret. Çika

    Përgjigju
  • Turi: 16/01/2021 22:53

    Keta francezet jane kombi me i ndyre qe ka planeti na bejne dhe moral pa le , bjeru ne koke ketyre maskarenjve o Edi se ne Europe nuk futemi ne kurre sido qe te veprojme

    Përgjigju
  • vlora: 16/01/2021 20:42

    K/ministri tha nje te vertete.Mua me vjen keq me Bashen dhe hajdutpresidentin qe i dolen ne krahe frances dhe goditen Ramen.Ata jane me popullin e tyre apo me francen.Ata ta argumentojne me fakte ku gaboi k/ministri ,edhe ato vaxina qe erdhen keta ne vend te gezonin thurnin teori konspirative duke aritur qe tellalli i tyre Bushati tha ne emisjon budallallekun qe gjoja mund te kene uj.Qellove si kalama o mane

    Përgjigju
    • mali: 16/01/2021 22:00

      Shkrimi e trajton drejte. nuk ka perse te mos iua thote te verteten.ku eshte solidariteti dhe humanizmi qe propogandonn franca dhe te tjeret?! Nuk ka kse tiu bjere hunda mga nje kritike me vend. Mali

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?