Bota

Francë/ Nisin hetimet në pallatin presidencial, një ushtare pretendon se është abuzuar seksualisht

12 Nëntor 2021, 18:46| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 18:47

  • Share

Prokurorët francezë kanë hapur një hetim për një rast përdhunimi në pallatin presidencial në Paris.

Dyshohet se një ushtare është abuzuar seksualisht në muajin korrik gjatë një pritjeje në pallatin Élysée. Akuzat mbi këtë ngjarje bien mbi një kolegun e saj ushtar, i cili është thirrur për të dëshmuar për këtë rast, por ende nuk ka një akuzë zyrtare.

Një zyrtar presidencial ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP ka deklaruar se sapo autoritetet janë njohur me këto pretendime kanë nisur hetimet mbi ngjarjen.

Në vitet e fundit, numri i abuzimeve seksuale është rritur në Francë, ku Presidenti francez, Emmanuel Macron është zotuar për të luftuar problemin e dhunës kundër grave dhe qeveria e tij ka prezantuar një ligj të ri në përgjigje të skandaleve, në mars të këtij viti.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?