FRANCE – ORIENT (1921) / Lajmërojnë se në Boston, nën drejtimin e kryetarit të vatrës dhe ish-ambasadorit amerikan në Athinë, u formua kompania “American- Albanian Trading Company”, e cila ka për qëllim…

30 Gusht 2020, 09:28| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 09:35

  • Share

Revista ekonomike dhe financiare “France-Orient” ka botuar, me 1 korrik 1921, në faqen numër 12, një shkrim në lidhje me krijimin asokohe të një kompanie amerikano-shqiptare në Boston, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut 'Dars (Klos), Mat-Albania', e ka sjellë për publikun shqiptar: 

“Shpallet në Boston, SHBA, themelimi i një kompanie me kapital prej 50,000 dollarësh, e përbërë tërësisht nga shqiptarë. Kompania e re e quajtur “Shoqëria Tregtare Amerikano-Shqiptare” synon të shfrytëzojë pasuritë natyrore të Shqipërisë, të zhvillojë atje biznesin e importit, eksportit dhe të transporteve detare.

Anastas Sandele (Pandeli), kryetari i Shoqërisë Pan-Shqiptare Vatra, e cila ka selinë e saj në Shtetet e Bashkuara dhe z. Georges Fred Williams, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Athinë, marrin funksionet e Presidentëve.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?