Francë/ Shqiptari hyn brenda kishës dhe bërtet ‘Allahu Akbar’! Arrestohet, dëshmia në polici: Bëra shaka

30 Mars, 18:12| Përditesimi: 30 Mars, 18:18

  • Share

Një shqiptar emigrant i paligjshëm ka hyrë papritur brenda një kishe në Montpellier të Francës dy ditë më parë (28 mars) duke bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madh se të gjithë).

Gjithçka ndodhi gjatë një meshe dhe fjalët e tij në arabisht krijuan njëfarë trazire mes të pranishmëve.

Më pas emigranti shqiptar është larguar pa kryer asnjë veprim tjetër. Menjëherë u bë i mundur arrestimi i tij nga policia. Gjatë deklaratës në polici i riu është shprehur se veprimin e kishte bërë për shaka teksa kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/03/2024 03:03

    Dhe arrestimi dhe debimi i mundshem qe e pret ,meqe eshte i paligjshem,shaka eshte.

    Përgjigju
  • Turp shum turp: 30/03/2024 19:57

    Kudo myslimant ne Shqipni dhe Evrop na prezantojn si Arab!!

    Përgjigju
  • SOCIOECONOMIC: 30/03/2024 18:42

    Kushedi sa te lumtur do te jene francezet kur Shqiperia te behet pjese e BE-se

    Përgjigju
    • Edi: 30/03/2024 18:57

      Popull i lashte dhe i leshte njekohsisht

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?