Francezi sapo përfundon dënimin në Shqipëri, ekstradohet në Francë! Ja për çfarë akuzohet

31 Mars 2020, 11:56| Përditesimi: 31 Mars 2020, 11:58

  • Share

Ghounime Aiz Sali, një shtetas francez i arrestuar në Shqipëri dhe dënuar nga gjykata e Durrësit, me 3 vjet e 4 muaj burgim për akuzën e “Trafikimit të mjeteve motorike, sapo ka përfunduar këtë dënim është ekstraduar në drejtim të Francës. Ishin autoritetet që kërkuan ekstradimin e tij ku po ndiqet penalisht për akuzën e “Vjedhjes me shkatërrim ose degradim”dhe “Falsifikim i çeqeve”.

Vendimi për ekstradimin e Sali, është mrarë në fund të muajit shkurt 2020 nga gjyqtari i Tiranës, Albert Meça, i cili ka pranuar kërkesës e drejtësisë franceze, për miratimin e ekstradimit të këtij personi.

Në vendimin e gjykatës thuhet se "ndaj Sali ka një urdhër arresti të lëshuar në datën 12 shtator 2019 nga Gjykata Lorient Francë, për kryerjen e veprave penale të mësipërme. Vetë personi i kërkuar ka deklaruar në gjykatë se ishte dakord që të ekstradohej në Francë, për tu përballur me drejtësinë e këtij vendi.  Sali dyshohet për veprën penale “Vjedhje me shkatërrim ose degradim”, lidhur me veprimet e kryera nga data 2 deri në 3 maj 2016 në Sarzeau si dhe veprën penale “Falsifikim i ceqeve”, për sa i përket veprimeve të kryera ndërmjet datës 2 maj 2016 e 17 maj 2016 në departamentin e Mobihan.  Ai në bashkëpunim me shtetasen Camilia Le Franc, ka konsumuar veprat penale të cituara si më sipër”.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 31/03/2020 13:10

    Lexova Sali e thashë më në fund doktor mortja do na lërë në qetësi, por qënkam gabuar! Të shpresojmë ta marrë corona virusi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?