Sport

Frika dominon në Laçi-Vllaznia, fitorja kundër Apolonisë shkëput në krye Teutën! Të dielën Partizani-Bylis

10 Prill 2021, 18:07| Përditesimi: 10 Prill 2021, 19:49

  • Share

Supersfida e javës së 27 të Superligës mes Laçit dhe Vllaznisë është mbyllur me shifrat e bardha 0-0. Nga frika për të mos humbur ndeshjen e kurbinasve dhe shkodranëve ka përfituar Teuta, e cila është shkëputur e vetme me 2 pikë në krye të renditjes.

Skuadra durrsake ka fituar sot pastër 0-2 kundër Apolonisë në Fier falë golave të realizuar nga Lorenzo Vila dhe Dejvi Bregu. Pas 27 javësh kampionat ‘djemtë e detit’ renditen të parët me 49 pikë, 2 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë dhe katër më shumë se Laçi i vendit të tretë.

Ndërkohë po sot Tirana është ndalur 0-0 nga Skënderbeu në korçë, duke humbur mundësinë për t’u bashkuar me skuadrat e kreut, ndërsa për Skënderbeun 1 pikë shprese. Sakaq Kukësi është rikthyer te fitoret pas 8 ndeshjesh. Verilindorët mposhtën në Kamëz 0-3 Kastriotin.

Të dielën ndërkohë mbyll javën sfida Partizani-Bylis që luhet në Air Albania në orën 16:00.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?