Efektet e reformës në drejtësi/ Raporti i Hadarmatajt për Markun: Prokurorët neglizhuan hetimet!

21 Prill 2018, 11:43| Përditesimi: 21 Prill 2018, 13:29

  • Share

Prokurorët e krimeve të rënda kanë neglizhuar hetimet përgjatë vitit 2017 për shkak të nisjes së zbatimit të reformës në drejtësi.

Këtë konstatim e ka bërë kreu i kësaj prokuroria Besim Hajdarmataj, ku në raportin e dorëzuar kryeprokurores Arta Marku ai shprehet se “Megjithëse e pajustifikuar tek secili prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore, mund të them se janë evidentuar luhatje të angazhimit dhe vullnetit në punë si rezultat i ndryshime kushtetuese dhe ligjeve paketë të reformës në drejtësi, ku parashikohet dhe ndryshimi i funksionimit të Prokurorisë Për Krime të Rënda.

(Klikoni) për Raportin e Plotë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Më tej sipas Hajdarmatajt “pritja për implementimin përfundimtar ka ndikuar në lidhje me pasigurinë e përfshirjes në të ardhmen në struktura të prokurorëve dhe policisë gjyqësore, një ndikim i cili ka ulur vullnetin dhe efiçencën në shpejtësinë e hetimeve”.

Pjesë nga raporti i Hajdarmataj për Markun, ku përmendet neglizhenca e Prokurorëve

Në raportin e siguruar nga ReportTv një tjetër arsye e zvarritjes së hetimeve dhe neglizhencës në kryerjen e këtyre hetimeve është edhe lëvizja e shpeshtë e oficerëve të policisë gjyqësore çka shpesh herë ka sjellë dhe pamundësi për zbardhjen e përgjimeve të cilat do të ndihmonin në luftën ndaj kriminalitetit.

Hajdarmataj bën përgjegjës edhe klasën politike për rezultatet e hetimeve, pasi sipas tij akuzat se të gjithë janë të korruptuar ka demotivuar prokurorët.

“Imazhi i përfolur gjatë gjithë kohës nga faktori politik, duke e cilësuar sistemin si të korruptuar dhe mosfunksional në tërësi ka dhënë efektet e veta negative në demotivimin në punë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore”.

Prej disa muajsh Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë kompetencat e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, ndërsa deri në këto momente nga ky institucion asnjë prokuror nuk ka kaluar në sitën e Vettingut.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 21/04/2018 14:17

    Nuk e njoh kete Hajdarmatajn por mendoj se ky ka vetem dy rruge. Ose te provoje fajesine e Tahirit dhe ta plasi ne burg sic e meriton, ose te shkoje vete ne burg. Rruge te mesme nuk ka. Prokuroret jane te corientuar po ashtu dhe gjyqtaret.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 21/04/2018 12:58

    Nuk e kuptoj se si mund te demotivohet nje i ndershem sepse jane frikesuar nje tufe te pandershem. Zoteri ai qe nuk mund ti justifikoje pronat e pasurine qe disponon, nuk demotivohet nga presioni politik por nga halli, dhe nga zhgenjimi pse nuk po i ndihmon kjo politike. Mesa po shohim si po funksionon vetting, procesi eshte shume transparent, dhe askujt nuk i kane ngarkuar pasuri qe nuk i kane, po vec ato qe kane, nuk i kane deklaruar apo harruar, ato qe miljona qe ja kane falur komshinjte etj.

    Përgjigju
    • Tori: 09/05/2018 16:42

      Lëvizja e Hajdarmatës eshte ber vetëm për binomin Sali Berisha & Izet Haxhia. Kuptohet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?