Frikë nga koronavirusi? Qytetarët për Report Tv: Besoj se do shpëtojmë, shpresojmë të mos na vijë këtu

25 Shkurt 2020, 16:30| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 16:39

  • Share

TIRANË- Raste me koronavirus në Italinë fqinje dhe 7 viktimat e shkaktuara deri më tani, kanë çuar në shtimin e masave në vendin tonë. E kjo ka ngritur dhe shqetësim e frikë te qytetarët që çdo ditë lexojnë lajmet mbi koronavirusin.

Të pyetur nga Report Tv, një pjesë e tyre u shprehën se koronavirusi u ka shkaktuar frikë, madje një pjesë e prindërve nga meraku nuk dërgojnë më as fëmijët në kopshte e çerdhe.

A jeni të shqetësuar për koronavirusin?

Pak po.

Keni marrë ndonjë masë?

Jo akoma për momentin por shpresojë që mos të na vijë këtu. Kemi pak frikë për zotin, kemi frikë. S’ka maska në radhë të parë imagjino. Kemi kërkuar në farmaci nuk ka, mundohemi që mos të dalim shumë për fëmijët domethënë.

Ju i çoni fëmijët në çerdhe apo kopsht?

Për momentin nuk po i çojmë, e kam mbajt në shtëpi. Besoj se për na një muaj një herë jo, nuk do e çoj.

Të shqetësuar jemi po IshaAllah nuk e kemi atë kismet.

Keni marrë ndonjë masë?

"Deri tani jo. Zoti na ruajt"

"Edhe jemi edhe s’jemi. Mua më duket sikur në Shqipëri meqenëse nuk ka raste mendoj që nuk duhet të jemi në panik si të thuash. Respektojmë ato rregullat e higjenës, që i kemi të përhershme jo vetëm për këtë rast. Vështirë se e përballojmë, domethënë në raport me vendet e tjera me çdo gjë, ne nuk i kemi ato kushte. Ne na ngushëllon fakti që është thënë deri tani përshembull që moshat e treta që i ka kapur virusi dhe kanë ndërruar jetë, janë kryesisht ata që kanë sëmundje të tjera dhe kjo ndoshta na ngushëllon përderisa ne vet personalisht nuk vuajmë nga ndonjë sëmundje tjetër".

"Të shqetësuar jemi po nuk kemi gjë në dorë, është gjë natyrale s’kemi çfarë t'i bëjmë, besoj se do shpëtojmë. Edhe mund të vijë, ne nuk përballojmë dot asgjë po tashi do shpresojmë se do kalojë,  ne nuk jemi të zotë për asgjë".

"Kemi vajtur në farmaci për të pyetur për maska por ishin shumë të shtrenjta, 450  lekë ato të thjeshtat. Nuk i morëm sepse nuk i përballojmë dot, ato janë një përdorimshe. Kam vajzën nëpër terren dhe kam më shumë merakun e saj, jo timin".

"Jo hiç nuk kam frikë. Edhe po erdhi ca t'i bëjmë, mirë se të vijë, në dorë të zotit".

"Ka shumë merak për kalamajt dhe në kopsht e çerdhe nuk po i çojmë. Vendi jonë nuk e përballon dot fare, kur nuk po e përballojnë dot vendet e tjera jo ne. Ja fëmijët do lozin tani, do lajnë duart më shumë akoma"-u shprehën disa prej qytetarëve".

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?