Frikë nga një sulm ushtarak nga Rusia, SHBA urdhëron të largohen nga Ukraina familjarët e diplomatëve amerikanë, thirrje edhe qytetarëve

24 Janar 2022, 08:55| Përditesimi: 24 Janar 2022, 09:10

  • Share

SHBA ka urdhëruar të afërmit e stafit të ambasadës së saj në Ukrainë që të largohen nga vendi, pasi po rritet frika nga një pushtim rus. Stafit jo thelbësor të ambasadës u është thënë gjithashtu se mund të largohen si dhe qytetarëve amerikanë u është kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë.

Departamenti i Shtetit tha se ambasada mbetet e hapur, por se një pushtim rus mund të ndodhë "në çdo kohë". Rusia ka mohuar të ketë ndonjë plan për veprim ushtarak në Ukrainë.

Departamenti i Shtetit paralajmëroi gjithashtu njerëzit që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm dhe "potencialit për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë".

"Ka raportime se Rusia po planifikon një veprim ushtarak kundër Ukrainës," u tha nga Departamenti i Shtetit.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha agjencisë së lajmeve AFP, nëse do të ndodhte një pushtim rus, qeveria amerikane "nuk do të jetë në gjendje të evakuojë qytetarët amerikanë në një rast të tillë".

Lëvizja e SHBA-së është pjesë e një sërë masash paraprake që Departamenti i Shtetit përdor kur krizat mund të vënë në rrezik diplomatët amerikanë, raporton Barbara Plett Usher e BBC-së.

Mendohet se asgjë specifike gjatë 24 orëve të fundit nuk e ka shkaktuar vendimin.

Kreu i aleancës së mbrojtjes ushtarake të NATO-s ka paralajmëruar se ekziston rreziku i një konflikti të ri në Evropë pasi rreth 100,000 trupa ruse janë grumbulluar në kufi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?