Numri i emigrantëve që hyjnë ilegalisht në Bashkimin Evropian nëpërmjet Ballkanit Perëndimor është dyfishuar këtë vit, deklaroi agjencia kufitare e BE Frontex. Shumica e këtyre emigrantëve janë me origjinë nga Siria dhe Afganistani.
22,600 emigrantë u ndaluan para se të hynin ilegalisht në BE përmes Ballkanit Perëndimor nga janari deri në korrik, një rritje prej 90% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020.
Vetëm gjatë muajit korrik ka pasur një rritje prej 67% krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë.
Shumë shtete anëtare të BE -së janë të shqetësuar se zhvillimet në Afganistan, ku talebanët po marrin në kontroll me shpejtësi territorin dhe po i detyrojnë njerëzit të largohen, mund të shkaktojë një përsëritje të krizës së emigrantëve të ngjashme me atë viteve 2015-2016.
Sipas FRONTEX, numri i kalimeve ilegale të kufirit që nga fillimi i vitit arriti në mbi 82,000, 59% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në një takim krize të mërkurën, ministrat e punëve të brendshme të BE do të diskutojnë po ashtu edhe një rritje të emigrantëve në kufirin midis Bjellorusisë dhe Lituanisë.
BE ka akuzuar Bjellorusinë për përdorimin e emigrantëve ilegalë, kryesisht irakianë, si armë politike në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga unioni ndaj Minskut.
Lituania regjistroi rreth 3,700 hyrje të paligjshme nga Bjellorusia nga janari në korrik, më shumë se 3,000 prej të cilave ishin vetëm në korrik.