FRPD hap aplikimet për strukturat drejtuese, afati për paraqitjen e kandidaturave dhe formulari që duhet të plotësoni

17 Janar 2022, 20:01| Përditesimi: 18 Janar 2022, 11:10

  • Share

TIRANË- Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur zyrtarisht aplikimet për drejtuesit e saj në nivel lokal apo qendror. Përmes një njoftimi, FRPD thotë se vetëm përmes zgjedhjeve forumi do ripërtërihet anëtarësia do fuqizohet.

Të gjithë të rinjtë që janë të interesuar mund të aplikojnë në këtë link: https://bit.ly/3KhSdci dhe më pas ta dërgojë në e-mailin zyrtar [email protected]. Afati i fundit i aplikimit është data 31 janar 2022.

Njoftimi për hapjen e aplikimeve ka ardhur nga PD-ja zyrtare, në një kohë kur lufta mes partisë është reflektuar edhe tek Forumi Rinor. Belind Këlliçi, i cili ka mbajtur më herët postin e kreut të FRPD-së, ka deklaruar më herët se zgjedhjet e hapura nga kryedemokrati Lulzim Basha nuk janë legjitimi, kjo sipas tij sepse FRPD është një organ i pavarur nga PD.  

Formulari i aplikimit

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?