Ish-kryeministri Sali Berisha

Frrok Çupi: Malokët në jug

3 Prill 2023, 10:28| Përditesimi: 3 Prill 2023, 10:30

  • Share

Pjesë nga libri: “E pashë shtetin duke rënë”! Një retrospektivë e viteve të nxehta 1996 – 1997 nëpërmjet syrit të një analisti

Mes strategjisë pushtetmbajtëse te E. Hoxhës dhe S. Berishës, nuk ka ndonjë ndryshim të madh: Ndërsa E. Hoxha mundi të aplikojë suksesshëm sekretarë të parë nga Jugu në Veri, këtë gjë bëri edhe Presidenti pas. Ky istaloi në Jug malësorë të Veriut, bashkëfshatarë të tij, tropojanë, si shefa të komisariateve të policisë, doganierë, punonjës të SHIK-ut, etj. Nuk është çeshtja vetëm se këta ishin nga zonat veriore ku Presidenti ka “fisin”; por u zgjodhen nga ata njerëz që nuk janë të shkolluar, që janë shërbëtorë të verbër, të ashpër në sjellje, që përdorin vetëm gramatikën e Berishës. Në Jug u morën si tipa qesharakë.

Kjo ishte humbja e parë e Berishës në pjesën Jugore të vendit.

Humbja e dytë u shënua kur ky u përpoq të nënshtronte minoritetin grek, duke burgosur personalitetet e Shoqatës “Omonia” dhe duke vënë në survejim qytetarë të thjeshtë vetëm pse janë minoritarë. Me këtë mënyrë iu lëshohej sinjali “o burra” elementëve nacionalistë primitivë, veçanërisht në veri dhe në Kosovë. Por edhe me këtë nuk mundi të arrijë ku deshi.

Humbje tjetër pësoi Berisha në Jug gjatë referendumit, ku falimentoi totalisht.

Me një fjalë, jugu i vendit është një kala që nuk e merr Berisha.

Prill, 1996

KRAHINIZMI SI KONFLIKT KOMBETAR

Keni dëgjuar? Njerëzit po bëjnë humor dhe ironi; po thonë se “Tropoja qënka sa Shanghai”. Tropoja është krahina më veriore e vendit, plot me tradita bujarie e drejtësie; këtu ka lindur Presidenti i tanishëm i Republikës. Ky, meqë nuk beson më tej se rrethi i tij, mori nga Tropoja njerëz të rrethit të vet dhe të rrethit të të fortëve, dhe i emëroi në instancat e shtetit në të gjitha krahinat e vendit. Prandaj duken aq shumë. Nga Tropoja në Sarandë, zyrat e shtetit, të SHIK-ut e të doganave, dëgjohet dialekti verior me aksent tropojan.

Pse ka ndodhur kështu? Vetëm pse Presidenti nuk ndahet dot nga malli për fshatin?… Nuk është kaq e thjeshtë.

Berisha është lideri i parë shqiptar, që erdhi në historinë tonë të re shtetërore me principin për tu larguar me votë. Këtë nuk mundi ta pranojë. Por dyzimi mes principit demokratik për t’u larguar me votë dhe etjes për pushtet të përjetshëm, e detyroi Berishën të mendohet “mbi sigurinë”. Vetëm po të rrethohej nga “bashkëfshatarët dhe fisi” mund të çimentohej në pushtet (!) Këtë kishte bërë paraardhësi i tij, Enver Hoxha, i cili u rrethua në Bllok nga ish- partizanët besnikë me origjinë jugore. Këtë gjë kishte bërë paraardhësi i Hoxhës, Ahmet Zogu. Mu në hyrje të selisë së tij dhe të Parlamentit ka qënë një pallat dhe një kafe që quheshin “Matjanët”. Njerëzit më besnikë të Mbretit, matjanët, ishin vendosur në rrethim të tij.

Berisha mori mësimin më të keq prej historisë së shtetit. Edhe ky mblodhi “fisin” nga Tropoja dhe e vendosi në krye e në kontroll të institucioneve; i mblodhi në Hotel “Dajti”, iu shtroi krevatë nëpër godina institucionesh deri në Presidencë. Prandaj njerëzit bëjnë ironi mes Tropojës e Shanghait.

Me sa duket Presidenti ka vendosur të mos e pranojë votën; ai nuk do të largohet me vullnet, sepse është i rrethuar nga forca e fisit.

Me Berishën president, ne kishim mundësinë që të shikonim dyzimin mes romantikut dhe diktatorit. Ndodhi kështu për shkak se ky zbatoi modelin naiv të ushtrimit të pushtetit. Ky vinte nga një profesion që nuk kishte lidhje me mekanizmin e shtetit, por edhe me një vullnet kolosal për të bërë të pamundurën. E pamundura mori pamjen e aktit të ashpër.

Shteti ka rënë në voluntarizëm, dhe ka emigruar prej ligjit. Ky është rreziku. Njëri rrezik ndjek të dytin: Tani që Presidenti nuk ka respektuar ligjin, ka frikë prej vetë shtetit dhe qytetarit. Ka njerëz që thonë me ironinë e fshatit: “Shteti ka hipur në lis nga frika”. Në lis hip njeriu që ka frikë nga tokësorët.

Po të kishte dashur ligjin, ligji do ta mbronte tani në “ditën e keqe”.

Ky lloj shteti sjell rreziqe të mëdha për qytetarët.

Qershor, 1996/Fjala.al

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 03/04/2023 12:40

    DALLIMI ESHTE SI NATA ME DITEN.ENVERI ISHTE INTELEGJENT,SHQIPTAR I PASTER ME RRENJE.KURSE SALIHU ESHTE RRUMPALL,PAKONCEPT DHE PA PERCAKTIM KAUZE.E4SHTE HUMBES QE NUK PRANON HUMBJEN.ESHTE I SOJIT QE E HAN UJKU DHE THOT,ISHALLA JAM EMENDER.KY ESHTE DALLIMI ENVERIT KOMUNIST DHE SHQIPTA R I FUQISHEM DHE SALIHUT TE KLONUAR NG A KOMUNISTI SHERBE TR DERI TE DENOKRATI I RREME.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?