Sali Berisha

Frrok Çupi: Rruga më e shkurtër për në burg

4 Janar, 17:15| Përditesimi: 4 Janar, 17:19

  • Share

Të gjitha rrugët e çojnë në… Burg. Madje janë bërë shumët për në burg, ndoshta të përjetshëm. Por ky ka zgjedhur rrugën më të shkurtër.

Sali Berishën, njeriun me gradat më të larta shtetërore në vend, Gjykata e ka arrestuar në një apartament diku në anë të rrugës së Elbasanit. Por ai ka hapur dritaren dhe ka thërritur disa njerëz të afërt të tij, atje poshtë në rrugë; atyre u flet me duar e me këmbë çdo padite. (Këmbët nuk i shikohet që nga rruga deri në katin shtatë a tetë ku ndodhet). Interesant: Këmbët.

Ato këmbë me të cilat ka shkelur jetë njerëzish; ka vrarë protestues paqësorë; ka djegur të gjallë njerëz në fabrikat e tij mizore; ka ndjekur Remzi Hoxhën që e zuri në krim, derisa i zhduku edhe eshtrat; ka ndjekur djemtë e Haklajt me urdhrin ‘e dua me vete në Tiranë’; ka sulmuar për vdekje Vlorën dhe mbarë Jugun…, ato këmbë e sollën në arrest shtëpie dhe do ta çojnë në qeli. Shumëkush bën pyetje ‘pse ecën ashtu shtrembër?’. Pesha e krimeve e ka bërë ‘njeriun e gradave të larta’ që të vijë shtremba- shtremba nga këmbët deri te shpatullat.

Çudia është pse vallë po tenton të gjejë rrugën më të shkurtër dhe të shkojë një orë e më parë në burg? Duke thyer ligjet mbi ‘arrestin shtëpiak’ dhe duke hapur krahët në ballkonin lart, patjetër që do të shkojë më shpejt.

Dikush thotë se në një moment do të kthjellohet dhe do të hidhet nga ballkoni…. Se mbase i ka ndierë plagët që i ka shkaktuar njeriut e vendit… Jo, e vetmja kjo nuk mund të jetë e vërtetë.

Po ç’arsye e shtyn për në burg? Nuk e do, vallë, shtëpinë e tij ku familja i është ‘holluar’ dhe ka mbetur vetëm me Lirinë? Kjo mund të bashkohet edhe me idenë se ‘shtëpia e tij’ nuk është më e tij; ajo është sekuestruar nga Ligji si pasuri kriminale.

Apo vallë është bindur Saliu se e pret burg i përjetshëm; dhe për këtë arsye po tenton të mbërrijë sa më shpejt në atë botë ku do të kalojë gjithë jetën e mbetur.

Sot shteti njoftoi se po dërgon në Itali për ekzaminim shkencor plumbin që vrau Aleks Nikën, në 21 Janar. Me këtë akt hapet kutia e vrasjes së katër qytetarëve të pafajshëm në oborrin e kryeministrisë dhe vrasës kryesor është Sali Berisha.

Edhe Gërdeci, ku ky dhe i biri kanë djegur njerëz të gjallë, po përparon drejt së vërtetës… Këtij i duhet të ‘fluturojë’ sa më shpejt nga ballkoni i tij drejt burgut.

Prandaj edhe po i thyen ligjet, urdhrat e Gjykatës dhe po dhunon banorët e lagjes me ulërima e me ndotje.

Kam miq që më thonë se këto nuk janë arsye të vetme.

Mund të jenë arsyet e kundërta. Për shembull mund të mos jetë arsye ‘ndjenja e fajit’, por e kundërta, ‘histeria e mbrojtjes’. Mbrojtja në turmë. Berisha ka nevojë të dëgjojë zëra, edhe si zëra në pyll- zëra pa vlerë. Prandaj ka thërritur ca njerëz të tij, i ka vënë atje poshtë dhe u thotë të bërtasin. Edhe vetë bërtet. Është histeria e mbrojtjes kjo, një nga obsesionet më të rënda.

Apo e ka mbytur sindromi i kujtesës dhe po tenton harresën. I vijnë zëra të mbytur, ndoshta edhe nga bota tjetër. Si një pacient i vetvetes ai po tenton të instalojë harresën, por në fakt po ngjall këto reagime patologjike që po i shikojmë nga toka në ballkonin e tij të katit 7 a 8. Kjo ngjan me vajzën, prototipin që sapo ka rënë në dashuri, por bën çmos që ta largojë atë ndjenjë sepse në shtëpi dergjet i ati i sëmurë.

Idetë e zhvendosura po e mbysin pacientin Sali. Prandaj, ka mundësi që vërtet do t’i japë fund sa më shpejt kësaj gjendjeje dhe të shkojë në burg.

Pas sjelljeve të kundërligjshme, padyshim që Policia do ta çojë me këmbët e tij nga arresti në shtëpi drejt e në burg. Rrugë më e shkurtër se ishte nisur.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?