Albin Kurti

Frrok Çupi: Albini do luftë… po pastaj

24 Korrik 2023, 14:47| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 14:48

  • Share

Albini i Kosovës e bëri si ‘burrat mistrecë’ të fshatit dikur. Mistreci dilte te bregu përballë shtëpisë së fqinjit dhe i bënte zâ: ‘O filani, ta dish se ta preva vijën e ujit. Po deshe hajde vritemi…’.

Ai tjetri nuk kishte ndërmend me ngreh luftë; por edhe e dinte se ‘mistreci i katundit’ këtë punë kishte: Bënte sherr me njërin e kruhej me tjetrin. Në fund diçka dilte edhe për atë, dhe kështu jetonte.

Kur Albin Kurti doli në bregun përballë Serbisë, bëri fiks si ai në fshat. Serbisë nuk i tha se ‘do të të godas me ushtrinë time’, por ia la fjalën varur.

-Nëse Serbia do të fillojë luftën, ne nuk i trembemi!,- tha Kurti.

Këtë e tha në Austri, në median e këtij vendi Imperial, domethënë në altoparlantin që është mes Serbisë dhe Europës, ku fjala bën jehonë.

Qëllimi i Albin Kurtit është thuajse i njëjtë me qëllimin e ‘fshatarit mistrec’ të së shkuarës. Ky e do luftën me Serbinë, e do si ‘ujin e paktë’. Sidomos në këto kushte kur lufta është bërë e ngjashme me të nxehtit e pashoq dhe ku vetëm një fije shkrepëse mund t’i vërë zjarrin dynjasë. Vetë Albin Kurti, në kushtet kur i ka treguar ‘derën’ Perëndimit dhe po izolon e varfëron vendin e vet, nuk mund të dalë nga qerthulli i vet pa bërë një luftë.

Albini e ka luftën me Serbinë, ashtu siç ka me Serbinë edhe punën e përbashkët në afera të pista e kriminale. Por aferat kriminale bëhen në fshehtësi nga populli, lufta ka tjetër kuptim: Shpallja e luftës ndez zemrat e militantëve, të njerëzve që rrojnë në kotësi, të nacionalistëve të verbër dhe budallenjve.

Kjo, pikërisht kjo, i nevojitet Albin Kurtit:

Nga lufta ai del më i fituar se sa kaq i humbur është sot. Nga lufta del ose ‘hero’ por pa asnjë vlerë për popullin dhe Kosovën; nga lufta del edhe si viktimë që do t’i përmendet emri në sharki.

Por mbi të gjitha, me luftën që i nxit Serbisë, Albin Kurti arrin, padyshim, gjëmën më të tmerrshme: Në mbarimin e Luftës nuk do të ketë më Kosovë Republikë, as Kosovë shtet, as kjo Kosovë e pavarur që kemi sot. Me luftën e Albinit shkohet përsëri në rrënjët ku ishte Kosova para vitit 1999.

Nuk është aspak rasti për të menduar se ‘si do ta fitojë luftën Kurti?’.

E para, sepse Kurti as e ka idenë që të fitojë luftën; për këtë lider edhe humbja e luftës është një fitore e tij. Si një fshatar ‘mistrec’ në Veri shekullin e kaluar. Ai ra në Shkodër dhe shtiu pushkë në Pazar. E pyetën kur u kthye në fshat: ‘Ore a mos shtive pushkë ti, allahile!?’

-Unë shtiva pushkë në Pazar të Shkodrës!- tha fshatari me mburrje.

-Për të fituar nuk fitova, por pazarin e prisha!- u mburr prapë fshatari.

Albinit i duhet një luftë, ndryshe nuk del nga balta e tij. Kjo do të quhej Lufta e Dytë e Kosovës. Lufta e parë ishte Lufta e Amerikës dhe UÇK, të cilën e kundërshtoi dhe e hodhi poshtë Albini.

Ndërsa Lufta e Dytë- luftë e vetëm Albinit.

Tanimë Amerika as NATO nuk marrin pjesë në një luftë që e kanë kryer. E Dyta, për hajër Albinit!

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ernest: 27/07/2023 18:06

    Ky Kurti ja ka kaliar edbe donkishotit eshte karagjoz..

    Përgjigju
  • leon: 27/07/2023 18:04

    Shikoni se cfar shpellari eshte ky qe shkruan me emrin GJERGJ.... ky eshte nga ata gomeret qe shkojne pas Sali NON GRATES.

    Përgjigju
  • alfred: 24/07/2023 22:42

    O Xhorxh apo gjergj, se çfare ke me Frrokun që e analizon si person nuk e kuptojmë , po për mendimet dhe gjykimet e shprehura nga ai çfarë mund të thuash, e sa për fshatar që e cileson domethënë i prapambetur, Frroku sot për sot me Carlo Bollinon janë numer një.

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/07/2023 18:52

    Frrok Çupi èshtè fshatar, i ardhur nè kryeqytet. Jo pak kolegè tè tij, ia kanè thènè edhe nè sy, se ai ka qenè spiun i sigurimit. Deklaratat e tij se do ti çonte nè gjyq kèta akuzues, kanè mbetur nè atè botèn e fantazisè sè tij. Me etalonin e fshatarit nè dorè, Frrok Çupi "mat" gjithè tè tjerèt qè i ka zgjedhur si kundèrshtarè apo qè ka dègjuar se shefi i tij sot, nuk e duron. Fshatari mistrec, èshtè Frrok Çupi vetè. Me Albin Kurtin, kèta bujqit "kritikè" me sustè, kanè dikè pèrballè qè nuk pasqyron asnjè nga ato veset qè kèta vetè, kanè pasur njè jetè tè tèrè. Albini do luftè. O Frrok spiuni. Shqiptarèt e Kosovès, nuk kanè nevojè tu tregosh ti, se i zgjedhuri i tyre, na qènkèsh kèshtu e ashtu. Shih veten Frrok. Mua nuk do mè pèlqente, tè mè quanin fuks, kudo qè zhvilloja njè bisedè.!!!

    Përgjigju
    • e drejta: 25/07/2023 12:44

      PO NE TIRANE KANE ARDHUR EDHE MALOKE KRIMINELA NGA VICIDOLI....PO TE PAKTEN Z. CUPI NUK THOTE GENJESHTRA DHE NUK KA VRARE NJERI

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?