Sali Berisha

Frrok Çupi: Ça do t’i bëje komunizmit ti antikomunisti?

10 Maj 2023, 09:36| Përditesimi: 10 Maj 2023, 09:38

  • Share

Të dy djemtë janë moshatarë, edhe shokë. Njëri syresh e di se ka studiuar në Itali, por edhe tjetri- ndoshta, mbase në Shqipëri. Tani ndodhen në dy kampe për votimet në Shkodër.

-E di sa të mirat i kam prej familjes tande- i tha tjetri. – Shpirtin e nap, por votën jo për komunistët.

Historia është e vërtetë, madje e treguar dje me detaje që nuk ka pse t’i them. Babi i ‘votuesit komunist’ kishte qenë një nga drejtorët më të fuqishëm në Shkodër. Edhe familjarë fqinjë. Ata me ‘biografi të keqe’ për shkak të gjyshit në kryengritjen e Postribës, ishin fëmijë shumë, edhe në ekonomi të dobët. Komunisti, bëri më të zorshmen dhe shteti u dha shtëpi ‘të deklasuarve’; shtëpinë që kanë edhe sot.

Prandaj djali thotë se ‘shpirtin e nap…’, gjithë familja nuk e ka harruar atë që u bëri komunisti.

Çudi e madhe kjo qasje për të shkuarën që ditë e përditë është prezent në Shkodër. Njerëz të moshës së re, lindur më vonë se rënia e komunizmit, jetojnë me fantazmën e komunizmit.

Ka një paradoks në mes: Nëse komunizmi nuk do të ishte fantazmë, çfarë do të ishte? Një realitet! Në atë realitet çfarë do të bëje ti antikomunisti?

Sa herë nuk e ka bërë pyetjen njerëzia!

Në atë realitet, ti mik antikomunist, do të ishe një komunist. Po e them pa drojë. Nëse mund të quhesh sot antikomunist, e merr titullin sepse nuk ke përpara realitet komunist.

Jo pse thjesht komunizmi nuk është më, por sepse  ‘antikomunistët’ janë komunistë në kohën kur nuk ka komunizëm.

Çfarë do të bënte djaloshi nga Shkodra, sikur të jetonte nën regjim komunist?… Asgjë nuk dihet, por besoj se një punë komuniste nuk do ta bënte, sepse rrezikonte: Nuk do të çante kokë për shtëpinë e fqinjit të deklasuar.

E di pse ky nuk do të bënte atë që bëri ‘babai komunist’ i shokut? Sepse në komunizëm, sidomos ‘antikomunistët’ kishin mprehur shqisën e kujdesit ekstrem, se mund të shpalleshin ‘armiq të popullit’. Këta njerëz me ngarkesa komuniste kanë një shkallë të lartë dyshimi. Dyshojnë edhe në hyrjen e re të Bunës dhe nuk e votojnë.

Po çfarë bën një antikomunist nën regjimin komunist?!

Bën konformistin, dhe këtë do të bënte edhe djaloshi këtu. Do të shkonte e vinte nga puna, do të jetonte në apartamentin e ngushtë dhe kaq. Komunizmin nuk mund ta rrëzonte, do të zgjidhte ta adoptonte…

Do të bënte njeriun e zellshëm komunist, çfarë tjetër?

Antikomunistët e Shkodrës, 30 vjet i falen një komunisti të ashpër që e quajnë ‘dash i këmborës’ antikomuniste. Nexhmija, gruaja e diktatorit, ka treguar se si bënte çmos Saliu që t’i shkonte në ditëlindjen e fëmijëve. Një  ditë paska ndodhur që Saliu t’i japë dorën Enverit, diku në klinikë. Nexhmija thotë se ‘gjithë asaj ditë Saliu e mbajti dorën lart, që të mos e prekte njeri tjetër’. Antikomunist është edhe Saliu, natyrisht;  kështu mund të bëje edhe ti miku im antikomunist. Madje mund të kishe marrë në qafë njerëz, po ashtu.

Ç’gjë tjetër do të bënte një antikomunist në komunizëm?

Do të ishte një numër dhe asgjë më shumë. Çfarë po bën sot ky antikomunisti që ‘shpirtin ta nep, por jo votën për komunizmin’? Të njëjtën gjë. Ky trurin e ka të shpëlarë, njësoj si atëherë, veçse në vend të komunizmit ka ‘anti’. Sa për jetën më të mirë në një votim të drejtë, këta nuk bëjnë pyetje; këta e japin veten vetëm si numra në kuti.

Po çfarë do të bënte vallë  antikomunisti po të ishte se komunizmi nuk është fantazmë, siç është?

Do të pajtohej me forcën shtetërore që do ta zhvishte nga prona?

Po, pa dyshim. Antikomunisti i sotëm pajtohet ‘në liri’ dhe me vullnet të plotë me zhdukjen e pronës. Regjimi ‘antikomunist’ i post- komunizmit e zhveshi pronarin nga prona; madje edhe e tjetërsoi dhunshëm pronën nga pronari i vërtetë te një militant politik.

Kurrë në jetë nuk korrigjohet katastrofa që bëri qeveria ‘antikomuniste’ pas ’92. Antikomunistët e duartrokasin. Këtë do të bënin edhe në komunizëm. Kryengritja e Postribës, në vitin 1946, bash për këtë dështoi: ‘Antikomunistët’ iu vunë kundër fshatarëve që luftonin për tokën; ndoshta edhe një gjysh i djaloshit të sotëm me parashtesën ‘anti’.

Ka shumë njerëz që mendojnë se identitetin e tyre e bën e kaluara. Fatkeqësi! Këta nuk ndërtojnë dot jetë moderne./Fjala.al

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani: 10/05/2023 13:59

    Boll asht boll. E pafalshme per Shkodren nese vazhdon te votoje komunistin e kriminelin Berisha.

    Përgjigju
  • emigranti: 10/05/2023 10:40

    Ky shkrim eshte realisht nje psikotherapi per te gjithe ata qe sot mburren se jane me demek anti-komuniste me ne krye dashin e kembores,super dhe multiagjentin Non Grata,duke filluar nga sigurimi i shtetit,tek UDB-ja e me tej sic thuhet tek sigurimi frncez apo dhe tek KGB-ja.Keta trimoshe pas beteje pa buke rrine,ne gjendje mizerable e duan ta shohin jeten dhe qytetin e tyre vetem baben vicidolas,komunistin antikomunist nuk e japin.Gjithe shqiptaret nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim te vendit,tej e tej ne shumicen derrmuese te tyre i kane syte hapur dhe i kane treguar vendin ketij bastardi 24 karatesh, shkodranet jo,jane shtet me vete dhe u pelqen baca i bastarduar qe ne veze.Mire bejne ,pune e tyre. Pse budallenj jane ata? Ai dhe femijet e tij te degjeneruar me miliarda e me kushedi sa krime e korrupsion te papare e ne krye te tyre,ata me rroga e pensione sa per te rrojtur e per te mbajtur frymen gjalle.Mjafton qe Dashi i Kembores te mbreteroje deri sa te shkoje tek vendi.Pune e madhe se shkodranet e quajne veten anti...anti.... anti- me nder komuniste.Voten do ta japin per spionin Like dhe perMoniken e Cocaines me nje cizme e me Offsore Ruse,qe te pakten zyrtarisht eshte i majte dhe si me nder parti,KCK,ashtu dhe me retoriken e tij politike.Dhe te dy,si baka me zeken,jane ne sinkron te plote kunder Amerikes,qe historikisht ka mbeshtetur te djathten dhe eshte qendra e sistemit kapitalist dhe ka vulen e shtetit me antikomunist ne bote.Kete ekuacion,se perse shkodranet vene pas kriminelit UDBash Berishovic dhe kunder qendrimit amerikan,vetem shkodranet dine ta zgjidhin.Bravo !

    Përgjigju
    • tradita: 10/05/2023 19:21

      Ka nje ndryshim shume te madh. Sali Berisha ne diktature nuk i beri keq askujt. U sherbeu te semureve me perkushtim dhe pa dallim oer 23 vjet.Psa renies se komuni9zmit Sali Berisha nuk i beri keq askujt. Beri mire sa mundi per kohen deh kushet e vendit tone. Asush nuk beri me shume se ai ne keto 32 vite. Me gjeni qofte edhe nje njeri te vetem qe te tregoj nje te keqe qe i ka bere Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?