Ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton

Frrok Çupi: Clinton, që nga Tirana flet me Prishtinën; kërkon ndjesë, o bën thirrje!

3 Korrik 2023, 14:47| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 14:48

  • Share

Sot pasdite në kryeqytetin e Shqipërisë zbret presidenti amerikan që monumentin e ka në Prishtinë. Ai është quajtur ‘babai i shtetit të Kosovës’ në mbarë botën.

Në Kosovë tani janë djem nga 24 vjeçarë ata që lindën në luftë o rreth luftës dhe morën emrin ‘Billklinton’, ose edhe më shkurt ‘Klinton’.

Ndërsa në shtetin më të ri të botës, presidenti amerikan Bill Clinton mori besimin ‘si të zotit’, në pjesën tjetër të botës u pa me një sy dyshimi: Pse u bombardua Serbia e Millosheviçit vetëm për llogari të Kosovës?!

Kishte mes teoricienëve të kohës plot nga ata që e kapën ‘mat’ presidentin që tha se ‘në Kosovë ishte ushtruar gjenocid’.

Duket se sot është kthyer së prapthi medalioni ‘Clinton’. Ndërsa në Prishtinë ndodhet nën prozhektorët e dyshimit e të mos- besimit, në pjesën tjetër të botës kanë nisur ta tregojnë me gisht: ‘Hë, more, ti ishte ai që u përbetove për këtë shtet?’.

Kosova qeveritare i ka treguar shkelmat dhe grushtet Amerikës dhe botës euroatlantike nga të cilat lindi.

Shteti i Kosovës, nën qeverisjen e ekipit të Albin Kurtit, tani ndodhet nën mosbesimin e Perëndimit, madje edhe nën koncesione të forta të Europës. Nga shteti më i ri dhe më i përkëdhelur i krijuar prej Perëndimit, Kosova tani është shteti i vetëm i kontinentit Europian që ndodhet nën koncesione.

Nëse koncesionet do të ushtrohen siç janë deklaruar, dhe nëse do të shtrëngohen më shumë, atëherë mund të përmbyset monumenti i Clinton në hyrje të Prishtinës dhe në vend të tij, për ca kohë të mos ngrihet asgjë- si shenjë mallkimi.

Ka gjasa që të ndodhë që aktivistët e VV ta frymëzojnë popullin e Kosovës për të urryer Amerikën dhe Europën; kjo do të ndodhë ditën kur qytetarët të ndjehen keq për investime, për hapje, për njohje, për mbrojtje, për diplomaci ndërkombëtare. Atëherë qeveria Kurti mund të kërkojë një radhim tjetër, jo Perëndimin.

Atëherë Albinit do t’i ndrisë monumenti në vend të Clinton. Mirëpo jeta e qytetarëve të Kosovës nuk do të ndrisë, por do të jetë kthyer në ngjyrë të murrmë. Njësoj siç ka qenë jeta e qytetarëve të atyre vendeve ku udhëheqësit e tyre i izoluan, aq më tepër i armiqësuan me qytetërimin Perëndimor.

Të themi qartë e shqip: Perëndimi është tepër i alarmuar për sjelljen e Albin Kurtit në Kosovë, dhe ndërkohë ndodhet në pasiguri se çfarë mund të ndodhë me këtë shtet. Në horizont është shfaqur pika më e keqe e historisë për këtë qeveri dhe marrëdhëniet e saj me Perëndimin. Shteti i Albinit as pyet për Perëndimin, as zbaton marrëveshjet që nënshkruan, veç ironizon Perëndimin duke i bërë me sy një faktori tjetër në botë, ka ngritur legjendën e një shteti ‘balozësh’ që mund ta gëlltisë Serbinë të cilën dikur e kishte ‘padron’, dhe pas kësaj të gëlltisë edhe sigurinë e rajonit të Ballkanit duke e kthyer në zonë konflikti.

Plani i qeverisë Kurti është ogurzi.

Në këtë vapë të madhe shqetësimi politik, sot mbërrin në Tiranë presidenti Bill Clinton. Ai vjen në Tiranë për të folur, që këtej, me qeverinë e Prishtinës. Perëndimi ka garanci në Tiranë, ka edhe një qeveri aleate.

 

Çfarë do të thotë Bill Clinton, vallë?

Shpresoj që kurë të mos e thotë fjalën ‘Sorry!’ për krijesën ‘shteti Kosovë’. Kjo do të ishte tragjike; tragjike për Kosovën, për ne gjithë shqiptarët, por edhe për botën euroatlantike.

Por shpresoj që të bëjë thirrje ndaj qeverisë së Kurtit.

Jemi bash në kohën, në invers, kur dikush nga Perëndimi teksa donte t’i lëshonte mesazhe popullit shqiptar, vinte në një kryeqytet rrotull nesh, në Athinë a në Romë, dhe bënte mesazhin për hapjen e Shqipërisë së izoluar nga bota.

Clinton vjen në kryeqytetin e një vendi europian që e ka vuajtur më shumë se kush tjetër izolimin nga Perëndimi.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 03/07/2023 16:52

    Frrok Qypi, Çupi je një mjeran unë do ta vë mbiemrin Cosiç!

    Përgjigju
  • Shoku Frrokut: 03/07/2023 15:25

    O frrok mqs te kam shok e lexova dhe e kuptova cfare pret nga Billi . Ti shkruan : “Çfarë do të thotë Bill Clinton, vallë? Shpresoj që kurë të mos e thotë fjalën ‘Sorry!’ për krijesën ‘shteti Kosovë’. “ Une qe te njof mire e di qe ti uron qe ai ta thote . Je legen sic ta kam thene ne sy. Je antishqiptar. Je si ai i Gjati qe te paguan . Ju bashke me Vucicin do mbani veshet lart duke pritur ato fjale . Por do zhgenjeheni. Nuk e thote Billi kete qe doni ju. Nuk bohet Billi me ato qe i drejtoi armet sepse i njifte mire. Shiko oren e postimit . Mbasi te mbaroj fjalen Billi flasim prap. Pastaj bo nje shkrim tjeter ku interpreto fjalet e Billit sic doni ju. Ose shkruaj Bill na zhgenjeve. Legen Frrok. E kupto kush jam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?