Protesta e Metës

Frrok Çupi: Ditë e martë dhe data 13

14 Shtator 2022, 12:30| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 12:32

  • Share

Të dyja i zgjodhi me dorë, si datën edhe ditën. Data 13 dhe dita e martë, në kulturën e disa popujve, edhe në kulturën tonë, konsiderohen si datë dhe ditë ‘të djallit’. Familja- parti e Ilir Metës ka fantazuar gjatë mbi ‘djallin’ që do të godiste atdheun në datë 13 shtator, ditë e marte (!). Kështu u ngjiz ‘protesta’ e Metës.

Nëse fuqia e ‘zotit të keq’ nuk do të merrte me vete vlera të mëdha, atëherë edhe krimi i familjes nuk do të fshihej. Kjo ishte pesha. Kaq e thjeshtë është zgjedhja e datës 13 shtator për të sulmuar inceneratorin e Tiranës me disa turma të verbra dhe disa ‘jo të verbër’.

A pyet njeri për Atdheun para besëtytnisë?

Po them për këta njerëz që gjuajnë për ditën më të vështirë të atdheut, me qëllim që ditën e keqe t’i zënë rrugën. Atdheu tanimë është i sulmuar nga shtetet armike. Nëse i shtohet edhe sulmi i dy ish- presidentëve të vet, kjo nuk mund të thuhet se ‘nuk ndodh gjë’. Jo, ndodh. Mbrëmë ishte në plan që të ndodhte t’i vihej zjarri ose të pushtohej inceneratori i Tiranës. Nga jashtë atdheut, sulmi i Iranit (ose një Irani tjetër) po kërkon hapësirë. Misioni i lodhjes ose edhe i rrëzimit të atdheut nga përbrenda është shërbimi më i madh për shtetet armike. Mes dy ish- presidentëve tanë dhe sulmit nga jashtë, tashmë ka një lidhje të provuar. Të dy, gjatë kohës kur mbanin në duar frenat e shtetit, ‘të brendshmet’ e shtetit i ndanë me agjenturat ruse dhe iraniane.

Çfarë është kjo punë, këta e duan atdheun poshtë në greminë?

Do të ishte sa e pa mundur, sa edhe e pa arritshme që dy persona ta hedhin atdheun tej si një leckë. Ka ardhur momenti që vendi ynë ndodhet nën rrezikun e sulmeve nga Rusia dhe Irani, e bash në këtë moment këta bëjnë edhe të fundit që ta dobësojnë atdheun. Por nuk e besoj se këta mund ta mposhtin; nuk besoj as se këta nuk e duan atdheun si krijesë. Madje këta betohen ‘për patriotizëm’… Këta e duan atdheun, por e duan që ta përdorin dhe ta shtrydhin. E para, ta përdorin siç e kanë keqpërdorur, duke e vjedhur dhe duke e shëmtuar; dhe e dyta: duke i vënë prapë zjarrin me qëllim që brenda kurmit të atdheut të digjeshin krimet e këtyre.

Pse do të digjej mbrëmë inceneratori i Tiranës?

Menjëherë, Ilir Meta do të burgosej në flagrancë; por kjo do të ishte arritja e tij. Do të prangosej për një krim të vogël e ‘vulgar’. Atëherë do të shfaqej para kamerave e do të tundte këmbë: ‘Më burgosën për një hiçgjë!’

Me këtë rast i mbuloheshin edhe krimet e mëdha: Vjedhja e floririt, dosja e 690 mijë dollarë lobimi pa burim;  vjedhja e madhe në CEZ; pasuria prej miliona në Londër dhe në offshorët e botës; pasuria e fshehur në muret e Irfanit; blloku i zi dhe 700 mijë euro në videon e Tritan Priftit; lumi i parave që i vinin nga kunati Drini dhe informacioni i klasifikuar për Iranin…

Të dy, njësoj, rrahin këmbë se janë patriotë, por atdheun e bëjnë ‘leckë’ që nga mëngjesi në mbrëmje. Vini re: Janë shtuar stërkeqet dhe sharjet ndaj atdheut që nga dita kur vendi kërcënohet nga fuqitë armike nga jashtë dhe kur Amerika i ka dalë në krah vendit tonë.

E duan a nuk e duan vendin?

Mes tyre, thellë- thellë, çështja shtrohet ‘atdheun ta kemi’, por jo ‘edhe ‘ta bëjmë’, dmth ta zbukurojmë. Kudo ku ndërtohet një vepër publike, aty preket një interes i tyre privat; dhe këtë e ‘djegin’. I dëgjuat buritë e Berishës kundër portit të ri të jahteve në Durrës? Projekti i ri kishte prekur territorin pronë të Shkëlzenit që e kishte vënë në shitje për 5.5 milionë euro… E gjithë Shqipëria kështu është, e minuar nga vjedhjet dhe thonjtë e dy ish presidentëve. Këta e duan ‘atdheun ta kemi’ dhe ta keqpërdorin; jo ‘atdheun ta kemi dhe ta bëjmë!’. Fjala e ndritur latine ‘res ficta et picta’ (atdheu i lindur dhe i bërë), përjetohet si mallkim për këta.

Nuk e patë atdheun, sa të shëmtuar, na e lanë kur u larguan? Një komb që i beson prapë atij që e ka dhunuar, ai bëhet gati për në ferr.

Por a bëhet atdheu, apo është mjaftueshëm ai që kemi që në lindje të tij?

Duhet entuziazëm për atdheun e  kombin. Pyetja ‘ta kemi?’, apo ‘ta kemi dhe ta bëjmë?’, ka shqetësuar prej kohësh filozofët dhe ndërtuesit e shtetit perëndimor. Kësaj here kishim fatin që në krah patëm Amerikën dhe Perëndimin për ta mbajtur atdheun jashtë duarve të këtyre. Ndryshe këta datën 13 dhe ditën e martë do t’i kishin ngulur në ballin e atdheut.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tahir tarfyci: 14/09/2022 14:48

    Keta me sa kemi pare te pakten keto 5-6 vitet e fundit jan teresisht kot. Nuk ja var njeri me ketyre,njeri non grata tjetri spiun. Kohe e tyre perendoi,tani presim ti shohim pas hekurave. Me sa mbaj mend ky tha do e kepus ne mes Cubin e gjate,por sic duket si ka dal ne duel e ka len ne pritje. Po pse me 50 veta fitohet lufta??. E pret dueli i prill majit e sa mir do te dal atje!!!!!!!!!!!!! Po se shohin keta se ska nge njerezit te meren me keto funderrinat.

    Përgjigju
  • Bukurie: 14/09/2022 14:21

    Si gjithmon I sakte Peña jote eshte shpate per demokraci te shume pritur e qe ky popull I lodhur e priti por Nuk erdhi kurre Jane lodhur duke te sulmuar por ti mbetesh Frrok Cupi I nderuar qe per 30 vite ke luftuar per nje PD Europiane por themelet qene me mendesi komuniste ti nderuar ke dhe e shume dhe Nuk more asgje por do mbetesh burre I kombit, perfundimisht ne Nuk i Afrojme dhe Nuk i vlersojme njerzit si ti por populli te lexon dhe te nderon si nje dijetar dhe luftetare kunder kesaji mafje te fortifikuar shqiptare.

    Përgjigju
  • XHAVIT KARAJ: 14/09/2022 13:37

    O Frok Çupi ti shkruaj e jep fakte sa të duash e ke shum të drejt. Po ti shkruan kot, se maloku bastard hajdut, kriminel çfar nuk ka bër keq në Shqipri e ai prap bredh i lir. Ai ju ka vrar fëmijt,nënat, baballarët Shqiptarve e ata rin si hu gardhi. Si mor Zot su çua një Shqiptar si Avni Rustemi që ti tregoi vëndin kti maskarai me emrin Salhe bajga. Po zaten ky popull ēshtë si Rexhep Bule Leka me 7 klas shkol i gjithi sholl.

    Përgjigju
  • Robi: 14/09/2022 12:49

    Te kisha perballe o gazetar do ta beja nje pyetje,si ka mundesi qe gjithçka ka dale sheshit per Sali Berishën,dhe Ilir Meten dhe deri tashti nuk u ka hyre asnjë ferre kembe,kaq trima qenkan prokuroret e spakut veçanërisht Kraja qe ka nje page marramendëse,qe i anashkalojnë,dhe nuk u japin dënimin e merituar këtyre dy personave qe shkatërruan shqiperin,une nuk e kuptoj.

    Përgjigju
    • Cubel breca: 14/09/2022 14:54

      As kemi per ta kuptuar kurre. Nuk di cmoshe ke por ne na iku jeta per lesh me keta qener qe vetem zhvasin vjedhin bile edhe vrasin,kurse populli fukara shkon ne burg per nje fatur dritash. Kur do te clirohet megjithmend shqiperia nga keta bastard???????????????

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?