Sali, Lirie dhe Argita Berisha

Frrok Çupi: ‘Helena’ e Berishës dhe nëse sot do ishin këta në pushtet, disa do t’i kishin vrarë para selisë së PD...

6 Dhjetor 2023, 11:28| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 11:29

  • Share

-Janë shtuar lëvizjet në rrugicën e shtëpisë së Sali Berishës!

Shoferi i taksisë ndali pak shpejtësinë dhe hapi dritaren e pasagjerit. Banon diku në rrugicën time.

-Nga ta di unë!, iu përgjigja. ‘E çe pastaj?’.

– Jo, asgjë, asgjë! Thashë mos po e arrestojnë sot…

Thuajse një jetë të tërë, por sidomos pasa datës 22 tetor kur Gjykata Speciale i ndaloi pasaportën dhe i caktoi takime të detyrueshme në Prokurori, njerëzit po presin që Sali Berisha të shkojë në ‘dyqanin e krimeve’ dhe të paguajë njëpërnjë për çfarë ka ‘ngrënë’. Padurimi i njerëzve është rritur sidomos tani kur Saliu ‘i mallkuar’ po i thyen tjegullat shtëpisë së Drejtësisë.

Ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës për paraqitje para Drejtësisë. Ka marrë edhe urët e zjarrit e po tenton të djegë selinë e Parlamentit. Nëse do ta djegë, nuk do të thotë se bëri gjë të re; qindra herë i ka vënë flakën vendit që nga dita kur u shfaq në ‘politikën anti- komuniste’. Edhe nëse do të ketë djegur selinë e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, prapë do të ngjitet në tunelet e Dajtit për të djegur kopjen e dokumenteve që e provojnë si zjarrvënësin e madh dhe të korruptuarin e qenësishëm.

As atëherë nuk do të paraqitet para Drejtësisë. Prapë shoferi i taksisë do të më ndalë në rrugë e do të më pyesë: ‘U bënë dhjetë vjet, akoma nuk është në burg Sala?’.

Edhe kështu mund të ndodhë nëse do të përmbyset bota. Por nuk ka lajme të tilla të kobshme. Do të ndodhë më e thjeshta: Sali Berisha do të shkojë me këmbët e veta në institutin 313 të Tiranës, që i thonë edhe ‘burgu i vjetër’.

E shikoni? Vetëm në një segment të shkurtër të ditës, na u shfaqën tri kategori temperamentesh njerëzorë:

Kategoria e parë, njerëz të zakonshëm, një popull i tërë, që i ka mësuar për bëmat e rënda të Sali Berishës, dhe që kërkon ta shohë ‘sa më shpejt në burg’. Temperatura e kokës së këtyre njerëzve tani ka shkuar lart, deri diku te krahasimi i popullit të Rumanisë në momentin kur kërkonin ndëshkimin e liderit komunist, Çaushesku, dhe të familjes së tij. Kur guraja e tij e larë në flori, Helenë, guxoi të sfidojë popullin e rraskapitur, gati duke iu drejtuar me fjalët ‘hë!, rreckamanë të dreqit, çfarë doni, e dini se edhe unë jam e shtresës së mesme’, në atë moment ra pika e fundit mbi gotë.

Pasi u zbatua vendimi i Gjykatës Speciale në Bukuresht, të gjithë ranë në qetësi; ra edhe nervozizmi i kategorisë që po vlonte. Vendin e ‘Helenës’, në rastin tonë e ka zënë Saliu me të bijën; njëri i thotë Drejtësisë se ‘nuk më kap dot!’; ndërsa e bija i thotë popullit ‘jam e shtresës së mesme’. Edhe këtu njerëzit kanë të drejtën e tyre të vlojnë nga nervozizmi.

Kategoria e dytë është kjo e familjes Berisha.

Këta po bëjnë lojën e ‘Çausheskut’ të riardhur në diktaturë. Sikur edhe një herë lideri rumun ‘të nusëronte’ mbi gërmadhat e shpirtrave të popullit të vet, atëherë do ta dinte ai çfarë ‘cirku’ do të luante. Sali Berisha është, qind për qind, njeriu që bëri tmerre të fshehta në komunizëm,  e shiti veprën e tij anti- njerëzore si ‘demokraci’, dhe tani është kthyer fitimtar në regjimin e tij të parë. Familjen- të mësuar ‘të gjuajë’ pasuri sa më të majme të popullit; qeverinë si buldozer të familjes për të mbledhur sa më shumë pasuri dhe për të mbjellë vdekje; vetë një dirigjent i konflikteve mes individëve,  mes besimeve dhe mes krahinave të vendit.

Të gjithë të kësaj familjeve janë njësoj: ‘të korruptuar të mëdhenj dhe minues të demokracisë’, sipas shpalljes nga shteti Amerikan. Tani, të gjithë numërojnë ditët; por bëjnë sikur ‘nuk janë nervozë’. Saliu, pa dashje, e konfirmoi: Nxori të bijën para një turme që e quajti ‘kuvend kombëtar’ me qëllim që të verbrit të dëgjonin zërin e të bijës dhe të bindeshin si me zërin e Saliut. Berisha u bë gati ta drejtojë ‘partinë’ që nga burgu.

Kategoria e tretë është Drejtësia e vendit, që mund të thuash se është vetë Shqipëria. Shqipëria tani nuk ka as nevojë, as anti- kulturën për nervozizëm. Saliu vjen vetë në repartin 313, nuk është nevoja ta ndjekin. Edhe qeveria e Saliut vjen një nga një. Dhëndri është atje, por ‘helenat’ nuk do të kenë më flori. Po të ishte koha kur këta mbanin vulën e shtetit, këta do të vendosnin disa snajperë mbi kokat e liderëve të opozitës dhe të kundërshtarëve. Disa do t’i kishte varrosur në detin e Kunes, disa do t’i kishte vrarë para selisë së PD…, Pjetrin do ta kishte helmuar në Lezhë…

Shqipëria nuk ka nevojë, as stil, për nervozizëm. Si në gjithë qytetërimin modern perëndimor, shteti shqiptar ka urtësinë e të fituarit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 06/12/2023 14:28

    Ok,F.Çupi: 1.Ju e njihni mirë QOFTË-LARGUN,Ndaj i lexoi me ëndje shkrimet e Tua sa hap Ajfonin e kërkoi..! 2.Veç TEJE & Bamir Topit nuk kërkënd tjetër që ja bën mirë ANATOMINË Përbindshit, Konfliktualit,Hajdutit..të madh në 33 vite në Shqipëri..! 3.Populli e ka duruar për 33 vite SHPIFSIN e paprecedent.Por tashmë i ka sosur durimi..! -I pari jam unë që në 1996 horrat e Tij më futën në burg 10 orë pse donin votat pa votuar,Ather kur Petro Koçit e Ladi Shehut ju qethën edhe KOKËN në burg-Fier..! Më pas ika në Greqi se më than do të vrasin se kam kën OFICER I E.HOXHËS dhe kam mbrojtur statujën e tij kur po e thyenin..! 4.SPAK+GJKKO ose kan mbushur brekët nga frika e Tij..ose jan paguar shtënjt nëpërmjet Avukatit QAFË DERR që shkon me çantën në shpinë..pasi ka 3-4 bordero ..edhe në Foltore e PL..! 5.Nuk di nëse ka ardhur Ambasadori RI Amerikan apo edhe AMERIKA dështoi me Reformën ton në Drejtësi dhe është bër pishman që e shpalli faqeziun non grata..! 6.Shpresoi që Luli të mos flasi kurrë për bëmat e Babit Politikë,Pasi nuk e lejon GITA si 2 miq të mirë në UNMIK-KOSOVË-SËRBI,Ku më pas i thirri Babi,.. pasi e kryen mirë detyrën kundër UÇK dhe në favor të DIK MARTYT..!FLM

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/12/2023 11:39

    Frroku vrasës i ushtruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?