Sali Berisha

Frrok Çupi: Kryengritje nën krahët e B-52, Saliu bektashi dhe spiunët që kanë lidhje me Teheranin

24 Gusht 2022, 09:41| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 09:43

  • Share

Kryengritja kundër Amerikës ka nxjerrë ‘krahë’ me kohë edhe pse nuk po ngrihet dot mbi tokë. Dy aeroplanë të sulmeve strategjike Amerikane B-52 nuk fluturuan pardje qiejve të Tiranës  enkas për të qenë mbi kryengritësit, sigurisht që jo. Fluturimi na u bë sikur hodhi parashuta plot me pyetje, e kundërta e asaj që ndodhi aty nga vitet ’45 a ’50 kur aeroplanët e vegjël të UNRA hidhnin këtyre zonave e në gjithë territoret ‘socialiste’ ndihma të dorës së fundit, deri edhe gjilpëra për të qepur.

Po çfarë po ndodh përsëri, pas shtatëdhjetë vjetësh, në zonat ‘e gjilpërave’ post komuniste? A do të sulmojë Rusia- njëra nga ndërluftueset e Luftës së Dytë, mbi rajonet këndej Ukrainës? Këtu përgjigja është ndarë në dy ose në tre pjesë: Pjesa maxhoritare që e shikon si një mundësi, si mundësi më shumë si përgjegjësi se sa si ‘ luftën te dera’. Pjesa e dytë, ku hyjnë edhe kryengritësit kundër Amerikës, nuk mund të thuash se ‘ e presin me gëzimin më të madh’, por që ‘edhe po ndodhi, keq nuk na bëhet’. 

Dhe pjesa e tretë e cila ndahet në pjesëza shumë të vogla, dikush është pervers e ka qejf të shikojë luftë, dikush që ‘ as ia ndjen’, dikush që mendon se në një luftë del më i fituar për vete me pulat në fshat, dhe disa që sulmojnë Amerikën pse ‘ po na thua fjalë si Enveri, për të na shpëlarë trutë’. Fuqitë perëndimore nuk e kanë mohuar mundësinë e një sulmi rus mbi zonën ‘ përtej Ukrainës’, dhe në këtë rast rajoni ynë ku jetojmë edhe ne shqiptarët, është nga synimet e para. Britania e Madhe, teksa qeveria u përgjigjej qytetarëve, ka lënë të nënkuptohet se ‘duhet të bëhemi gati’ për luftë.

Çfarë do të bëjë fronti anti-amerikan shqiptar, nëse ndodh sulmi?

Fakti që kryesues të ‘Frontit’ nxituan të përshëndesin dy aeroplanët amerikanë B-52 ende pa prekur qiellin shqiptar, më krijon ndjesinë se këta ndjejnë panik dhe përmes panikut do të  mund ndërtojnë ndonjë skemë trazirash. Edhe këtu  gjërat ngjasojnë përsëri me periudhën e hershme të avionëve të UNRA-s. Këta të Frontit antiamerikan tani ngjajnë me ‘të prekurit’ në periudhën e komunizmit dhe shpejtojnë të radhiten me palën që në fakt nuk e duan. 

Nuk di se dikush e perceptoi çfarë bëri Sali Berisha menjëherë pas largimit të dy avionëve? Ai mori rrugën drejt Bulqizës, në një teqe, dhe bëri ritet e faljes si secili praktikant i fshatit. Prej 30 e ca vjetësh njihen lidhjet e Berishës me botën Islamike (sidomos Bahrein, Malayzi), dihej edhe se ai falej tre herë në ditë; por kurrë nuk u pa në publik duke kryer rite fetare si praktikanti i fshatit. Për më tepër, Sali Berisha është mysliman i sekti suni, jo shiit, por u fal në teqenë e bektashinjve. 

Disa thanë se ‘e tërhoqi për hunde Ilir Meta drejt domenit të Novruzit’. Nuk e besoj kaq thjesht. Si Meta dhe Berisha kanë lidhje të ngushta me Iranin; falja në tempullin suni ishte një sinjal drejtuar Teheranit se ‘B-52 kaloi’ pa efekt. Edhe sulmi i Berishës kundër Beogradit, që nga teqeja, (gjë që nuk ka sens), mban peshën e përpjekës për t’u shkëputur formalisht nga historia si bashkëpunëtor i Beogradit dhe spiun i Sigurimit. Në Teheran, të dy ish-presidentët ka të thëna se kanë depozituar shuma të mëdha parash. 

Po përqendrimi i menjëhershëm i ‘kompanisë së spiunëve’ të jashtëm e të brendshëm në një të vetme, pse ndodhi papritur? Apo nuk është i papritur? Bash në kohën kur Ilir Meta, sa pa dalë nga kuvlia e presidentit, u shfaq në tavën e spiunëve të Sigurimit të Shtetit, një grup spiunësh rus u shfaq në dyert e vjetra të uzinave të armatimit në Shqipëri. Kur uzinat nxirrnin tym të bardhë në rrethinat e Skraparit, Iliri ishte në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Kush vallë më mirë se një spiun i kohës ka mbajtur shënime dhe memorie mbi ‘veglat’ e uzinës, mbi fishekët, mbi barutin, mbi tualetet, etj?

A ka një lidhje mes spiunëve që erdhën nga jashtë (Rusi) dhe spiunëve të kultivuar këtu?

Lidhja mund të provohet më mirë vetëm në pikën fundore të saj: Ilir Meta u çmend dhe kërcënoi kryeministrin e vendit e bashkë me të Amerikën, se do t’u bënte gjëmën… (nuk i shkruaj dot ato fjalë). Edhe Berisha kërcënoi se ‘ guxoni po ua mbajti’. Kërcënimet u lëshuan si ‘trimëri’ para spiunëve nga jashtë, si për t’u thënë “ mos kini frikë se jemi ende të fortë’.

New York Times shkruan se agjencia ruse e spiunazhit, FSB, ka nisur spiunë, ka shpenzuar dekada duke spiunuar Ukrainën, duke u përpjekur të kooptojë institucione, duke paguar zyrtarët e lartë dhe duke u përpjekur të ndalë çdo lëvizje drejt Perëndimit. Megjithatë nuk ia doli. Duke zbuluar spiunë, kësaj here më duket se më shumë  po zbulohen muret e vjetra të uzinave që nuk prodhojnë më armë, veçse marrin frymë për të qenë mbi tokë. Kjo po ndodh me kryengritjen këtu poshtë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Begu: 24/08/2022 11:29

    A ka ndonje te keqe, ne te cilen nuk gjendet edhe Salihu, I keqi shkon me te keqen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?