Sali Berisha në Kuvendin e Rithemelimit

Frrok Çupi: Ky Kuvend, si lopa e Saliut

30 Prill 2022, 11:50| Përditesimi: 30 Prill 2022, 11:52

  • Share

Saliu, sapo kishte ardhur nga Tirana për në fshat, mori vesh se në shtëpinë e tij kishte humbur lopa. U bëri namin atyre të shkretëve, ‘pse keni humbur lopën?’, dhe kishte marrë malin drejt Shkëlzenit për të kërkuar lopën. Të gjithë kërkonin, po binte mbrëmja. Papritur shikojnë që në cep të oborrit shfaqet lopa. Pleq e fëmijë thërritën të çliruar:

“Erdhi, erdhi lopa! Erdhi lopa, Sali!’

“Ktheu në shtëpi Sali, kthehu se erdhi lopa!’.

Saliu u përgjigj nga larg:

“Do ta kërkoj edhe këtë mal, kisha nisur ta kërkoj lopën edhe në këtë faqe mali. Nuk vij pa e kërkuar edhe këtë!’

Historia tregohej për Saliun kur ishte president. I përshtatej gjithë sjelljes absurde të presidentit të vendit fatkeq, pavarësisht nëse kishte ndodhur fiks kështu me Saliun. Por ‘kapej’ fiks si arketip i tij.

Sot, pikërisht sot, lopa e Saliut ka hyrë në Pallatin e Kongresit. Kuvendi i sotëm i ‘Rithemelimit’ është lopa e humbur në Shkëlzen. Sot kjo ‘lopë’ nis të hajë bar- sipas alegorisë së përdorur nga përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara. Sali Berisha, i zhytur në korrupsion e në mina kundër demokracisë, e çoi edhe Rithemelimin që e quan ‘PD’, drejt izolimit në malin e vet ku ha bar.

Por jo vetëm pse ‘nisi barin’ ky Kuvend quhet lopë e Saliut.

Kjo është lopë, sepse Saliu është po ai Sali që kërkon lopën ‘edhe pasi ka ardhur në shtëpi’.

Sot, që nga fundi i malit, Saliut i vijnë zërat:

-Lëre more PD-në se po e helmon

-Jo ore, nuk e lë, do ta mbaj në litar PD-në time, thotë Saliu

-Po të jesh ti Sali në radhët e PD, PD shpallet ‘non- grata’,- i tha Amerika

-Ne njohim PD-në ligjore me kryetar Bashën, i tha Perëndimi

-Unë e shemb malin e marr lopën- thotë Saliu.

I vuri dermën selisë së PD me hekura e me kokë- dashi, me qëllim që ta djegë e të vrasë njerëz. Por ndërhyri shteti dhe aleatët.

I thërritën përsëri Saliut, që nga fund-mali:

-Kthehu ore në mendje, Sali; kthehu se ‘lopa’ nuk është jotja; nuk ta njeh ligji PD-në

“Nuk pyes për ligj- tha Saliu që nga mali ku nuk ka lopë.- Unë nuk pyes për ligj”.

-Nëse ti do të jesh në PD apo në Rithemelim, Amerika nuk ka asnjë bashkëpunim me këtë grupim- lëshoi thirrje Departamenti i Shtetit.

-Sa të kem Shkëlzenin, nuk pyes për Amerikën. Amerika ik!- thirri Berisha me anë të një grupimi sa një autobus plot.

Erdhi sot në Kuvend. Po kërkon lopën që ndodhet në shtëpi.

Kuvendi sot nis barin

Komento

Komente

  • Macukulli: 30/04/2022 20:04

    Si gjithmone mendje kthjellet dhe penen shpate I nderuar Frrok Cupi SA shume ke shkruar,SA shume ke luftuar per nje demokraci te shendetshme perendimore e qe me kete Shqiperine tone te lodhur,te shtypur e Halle madhe nuk erdhi kurre,sepse udhehoqen ATO qe ishin me pare me marveshje mafioze Pas kuintave dhe planeve djallezore,nuk do te Doja te permendja emra por populli e din mire qe udheheqesit e Pd ishin te gjithe komuniste e njerez te privilgjuar te atij sistemi SA qe nga ATA pati qe u rriten ne bllok dhe ruheshin me roje ushtarake shtepite e tyre te pergezoj per vullnetin e hekurt tridhjet vjecare qe nuk u lodhe kurre per demokracine e shumpritur qe populli te gezohej te lumturohej,te linte te keqen Pas dhe te ecte perpara por nuk qe e thene,I nderuar ti je njeriu I vlerave te fisniketirise,burrerise,I tradicionalizmit,frymezimi I diturise,I trimerise ,je thesar je nderi I kombit. SA per sot e ke goditur aq shume SA pa u ngjitur ne Mal per the kerkuar lopen u rrezua keq SA qe nuk ishte ne gjndje te lidhte as nje fjale me njera tjetren sic duket I vrari u vra shume

    Përgjigju
  • Begu: 30/04/2022 13:29

    A jeni afer normalitetit ju qe i silleni verdal ketij njeriu gjysme te qmendur e krejt te vdekur politikisht.Apo jeni te gjithe qe shpetimin e tij dhe tuajin e shihni ne shpetimin e tij.

    Përgjigju
  • Petriti: 30/04/2022 12:45

    I nderuari Frrok Cupi! Agjenti i shumefishte apo poliagjenti Berishovic sic eshte shkruar keto 30 vjete,i cili ka lindur pervers dhe eshte brumosur qe ne vogeli me psikologji bajraktre e ka te veshtire te gelltise humbjen dhe mosrealizimin e objektivit final te tij qe nuk eshte tjeter vecse te shkaterroje kete vend e ti vere flaken,duke bere aq dem sa nuk mund te beje me tjeter,perpara se te futet ne burg ketu apo ta rrembejne amerikanet e ta gjykojne atje me ane te ekstradimit.Te gjithe ne kete vend ,pavaresisht se cfare mekatesh kane ,edhe mund te terhiqen kur e shohin ngushte por Berisha nje dhe Ilir Metaj dy,e kane te pamundur kete gje,eshte nje vdekje e parakoheshme per ta,perpara se tu vije vdekja naturale dhe do bene te pamunduren qe ti kundervihen jo vetem Bajdenit apo Trampit,por edhe Kim Jong-ut po te jete nevoja,sepse e dine se nuk kane asnje rruge shpetimi pervec burgut e dorezimit te pasurise se grabitur.Me keta te dy eshte e pamundur te kete rruge te trete.Fatkeqesisht keta birbo te krimbur nga mendja,gjate ketyre 30 vjeteve kane bere per vete nje mase jo te vogel te degjeneruarish,te korruptuarish,kriminelesh etj etj qe i kane lidhur me ta fatet e tyre dhe kane bere qe dhe nje pjese tjeter ,karieriste te etur per pushtet e pasuri tu bashkohen dhe keshtu kemi arritur ne gjendjen e sotme.Eshte cmenduri te degjosh Kriemadhin te ankohet se djemte shqiptare jane bere roje ne shtepi bari dhe vajzat ekskorta,kur tere shqiperia qesh e shkrihet gazit me historite e saj te bera publike zyrtarisht e jo zyrtarisht me rrobat e trupit te saj te harruara neper kroskotet e makinave.po ku ha pyka ajo? Ajo kujton se 99% e shqiptareve kane ardhur dje nga Honoluluja dhe nuk e njohin. Zoti Frrok!Meqenese jeni njeri nga personat me me influence ne opinionin publik shqiptar kam nje shqetesim qe shpresoj qe ta adresoni atje ku duhet.Me vjen shume keq qe organi me i r3ndesishem i reformes ne drejtesi ,SPAKU, po i zhgenjen perdite e me shume pritshmerite e shqiptareve,shqetesim qe ditet e fundit e ka shprehur publikisht edhe Ilir Yzeiri,zonja Gjikondi,Dritan Hila e deri tek Taulant Balla e Edi Rama.Kam pershtypjen qe ose drejtuesi i Spakut eshte i paafte e i frikesuar ose i kapur nga Berisha e veglat e tij dhe kjo eshte gjeja me e demshme per kete vend.Mire Ilir Floriri qe arriti te kapi GJK ,duke e shantazhuar apo duke e blere me zerot qe permendte se po te viheshin ppas numurit nje...,por po shohim se Spaku merret vetem me arka peshku e me persona qe ne raport me Berishen ,duhet te "dekorohen" dhe nuk deshiron,qellimisht per mua,asnje prej dosjeve te shumta te ketij kanceri qe cdo dite e me shume nxjerr gjak te ketij vend dhe kjo eshte skandal mbi skandalet,eshte deshtim i reformes se ashtuquajtur ne drejtesi.Sali Berisha e mbronte Lazaratstanin me ushtri e polici dhe kete e ka shpallur zyrtarisht dhe ishte Sajmir Tahiri qe guxoi dhe e mbylli ate biznes te Saliut,duke dhe u vrare nje polic dhe Arben Kraja ppo ben te pamundurenqe Sajmir Tahiri te ridenohet per shkeljet e tij,kurse Salihu,Nonoja i Lazararistanit,shtetit brenda shtetit te droges,tallet me drejtesine,me nderkombetaret ,me popullin e nme shtetin dhe as nuk thirret nga organet kompetente e sidomos nga SPAKU prej 3 vjetesh.Si ka mundesi?!!!.Nga zhukri e te tjere bicimseze si ai dhe pritet,por te mos veproje SPAKU,tek i cili USA e BE kane investuar kaq shume dhe te vazhdoje te beje loje te dyfishte,per mendimin tim,me ta e me shpresen e mbi 90% te shqiptareve eshte shume alarmante.Vetem Izet Haxhia,ka deponuar dite te tere fakte e ngjarje konkrete dhe ne vend te procedohet ky kopil 24 karatesh Izeti mbahet ne burg e denohet me keq,kurse ky ciban me skizofrenine e tij i ben karshillek amerikaneve dhe neve si pa te keq.Kesaj si i thone dhe deri kur Arben Kraja do loze me ne?

    Përgjigju
    • Ben: 30/04/2022 14:33

      Foto lart eshte shume domethense,te gjithe te deliruar para udheheqsit fuqiplote,i cili me shpate ne dore,po shkatarron gjithe armiqte,me ne krye imperializmin american.Tragjiko-komedi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?