Meta - Kryemadhi

Frrok Çupi: Një intervistë që nuk do përgjigje për shkak se është e qartë

1 Maj, 10:11| Përditesimi: 1 Maj, 10:13

  • Share

Miku im përgjegjës në redaksinë e gazetës ka disa ditë që më kërkon një intervistë. I thashë se ‘ jam vetë gazetar e nuk shkon të përgjigjem në intervistë’, ai megjithatë këmbënguli. Më në fund më dërgoi pyetjet.

Pyetja e parë: “Ilir Meta, vallë pse edhe mbasi e reformoi, prapë e përzuri nga PL?” E pashë se s’ kisha çfarë të përgjigjesha. Të hyja në allishverishet e Monikës e Ilirit? Pas gjithë këtyre thagmave të tyre, tashmë të vjen edhe si ndotje të rrish të merresh me emrat dhe bëmat e tyre… U ndieva keq. Po c’më duhet mua se si e rinovojnë ata njëri tjetrin, e pastaj e hedhin, e pastaj e presin… Mirë, ne të medias, po c’hyn në punë vallë lexuesit nesër?

Nisa të tmerrohem. Iliri dhe Monika, janë dy enë komunikuese me të njëjtën lëndë që është paraja, korrupsioni, vilat e pajusifikuara, beutyline, shkollat në Londër, blloku i zi, dyshimet për vrasje dëshmitarësh në krim, vila me 9 banja për macet, loobing në Amerikë me para nga kanale të pista, dhe më në fund budallëku e marrëzia që u ka shpërthyer të dyve…

E çfarë të shkruhet në një intervistë për këta dy njerëz që as na vlejnë, i vlejnë vetëm hetimit të krimit. Po vetë secili lexues i medias, që nga bariu deri te gjyqtari, tashme i di më mirë se kushdo. Meta, Monika, Saliu, Liria…, janë ata që po priten të paguajnë për krimet e kryera… Po sa lezet u ka mediave që vërtisin nëpër dhëmbë vetëm këta! Vanitet. Si të përgjigjesh

Pyetja tjetër: Po për situatën e Ilir Metës si mendon?

Uau! Unë të nis të mendoj për Ilir Metën? Apo dikush tjetër, qoftë edhe një lexues i thjeshtë. Çfarë kishte njeriu për të menduar për presidentin e Republikës, e mendoi, e gëlltiti, e analizoi, e neveriti, e shau, e shpifi, e braktisi… Kaq shuma është i ngarkuar njeriu këtu më bëmat dhe pamjet e këtyre, sa më vjen çudi se si mediat- aty se aty. Nëse mund të dëshmojë mbi gjendjen e Metës është vetë ajo që po bën Meta. Mbi shtylla, nën mace, me raki, me shëmtim në konferenca, me këngë banale, me kërcënime për SPAk… I çakërdisur pa fund. Po ku ka regjisor, e jomë gazetar, që e bën këtë film më mirë se Ilir Meta. Lëreni këtë fatkeqësi ta dëshmojë vetë autori.

Pyetje tre: A ka frikë nga SPAK? A vallë nga frika e sulmon SPAK-un.

Nuk di çfarë them. Në gazetarinë tonë ka hyrë ilegalisht ‘turjela’ ë kërkon të lexojë mendjen e atij tjetrit dhe të thotë se ‘ këtë ka në mëndje’. Po ku ta dish, ndoshta Meta është edhe i gëzuar kur sulmon SPAK-un. Se me çrregullimet që ka pësuar e manifeston, ai edhe mund të jetë i lumtur që të shkojë në burg. Tani jeton në një hotel luksoz te Liqeni i Thatë, por nesër mund t’ i duket si hotel vetë qelia.

Atëherë vallë, si mund të përgjigjem Si shumica njerëzore, që nga frika edhe shan, edhe vret, edhe tërbon- kjo mund të vlejë edhe për Ilir Metën. Por duhet pyetur ai. Unë mendoj se Drejtësia i ka mbledhur hesapet, njërin po e mban në katin e tetë, tjetrin po e mban me gjithë grua varur te frika. Janë në sy të të gjithë botës, asgjë nuk ka mbetur pa zbulua, as frika as marrëzia… Çfarë mund të thuash më shumë?

Sa hapësirë po u japim!

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?