Albin Kurti

Frrok Çupi: Pse po krijohet stereotipi se shqiptarët janë të pabesë?

1 Korrik 2023, 12:14| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 12:15

  • Share

Gjithë këto ditë na gjëmojnë veshët me fjalët që kanë për rrënjë ‘besën’. Në fakt kanë të pa-besën. ‘Qeveria e Kosovës humbi besimin’, ‘Perëndimi nuk i zë besë Kurtit’, ‘shteti i Kosovës nuk besohet më nga ndërkombëtarët’, ‘Kosova e preu në besë Amerikën që e mori përdore dhe e bëri shtet’…  Ashtu si fjala ‘besë’, me të cilën pjesa e ulët mburren se ‘është shqiptare’, kështu po ndodh me ‘pabesinë. Pabesia po duket se i përket shumicës së shqiptarëve. Është një ditë e zezë!

Kur në fakt, po të bëhet i njëjti veprim si në lëmin e grurit, në lëmin social numri i njerëzve ‘të pa besë’ do të vinte duke u tkurrur. Më në fund do të mbetej vetëm një njeri, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës e nxori shtetin në pazar ku kalojnë popuj e kancelari.., por askush nuk ndaloj sapo shikon të shkruar ‘shqiptar’. Tani, më mirë se kurrë, po marrim vesh se edhe në Perëndim nocioni ‘besë’ dhe ‘besim’ paska vlerë diplomatike, strategjike, shtetformuese, aleancash, orientime dhe qëndrueshmëri.

Prej kohësh janë njohur popuj që ia kanë shpifur botës së qytetëruar me ‘pabesitë’ e tyre, dhe këta popuj tani ndodhen në fund të listës së zhvillimit qytetar. Një ndihmëse e Albin Kurtit, me mbiemrin ‘Kusari’ e tha qartë këta. Ajo tha se ‘nuk na bëhet vonë pse perëndimi na vë sanksione, sa popuj të tjerë kanë pësuar sanksione të Perëndimit, por nuk pyetën’.

Albini ka edhe 11 deputetë të tjerë në VV, të cilët deklarohet hapur se përbëjnë të njëjtin grup me ‘Kusarin’ që shikojnë andej nga Lindja e Mesme, jo nga Perëndimi.

Mirëpo, vërtet mund të ndodhë që nesër si këta 11 deputetë, ashtu edhe vetë Albin Kurti të jenë harruar si njerëz me pushtet? Atëherë, në atë kohë që vjen,  Kosova nuk do të ndodhet nën këto sanksione të rënda që po e presin; por ama kurrë nuk do të shlyhet stereotipi gjuhësor i botës se ‘shqiptarët janë të pabesë’.

Edhe në Tiranë, krahas Prishtinës, është krijuar një grupim politik antiamerikan, por këta nuk kanë më gjë në dorë.

Bota qenka shumë e vëmendshme, më shumë para vlerës njerëzore se sa para vlerës ligjore. Kryeministri i Kosovës bëri atë që nuk e kishte bërë dot as më i keqi mes shqiptarëve.

E di çfarë bëri ky djalosh fshatar nga Mali i Zi?!

Ky e bëri botën  që të drejtojë gishtin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe horri më i madh mes ’street boys’ tani ka marrë të drejtën të thotë: ‘Shikojeni superfuqinë, ça i bëri Kosova, e gjunjëzoi Kosova!’.

Se Amerika kishte vënë autoritetin e vet si garant para gjithë botës se ‘Kosova e meriton të jetë shtet i pavarur’. Me këtë sjellje nobel Amerika bëri një botë të tërë për vete dhe realizoi çlirimin e Kosovës në një luftë të shekullit; por hyri edhe në rrugën që ta bëjë Kosovën të njohur nga shumica e shteteve të botës dhe nga institucionet ndërkombëtare. Amerika bëri me vete vendet e Europës dhe u vunë në krah të Kosovës. Kosova, 24 vjet më parë lidhi besën me Shtetet e Bashkuara, BE dhe qytetërimin Perëndimor se ‘do të ecte në rrugën e paqes, të stabilitetit, të prosperitetit, të paqes me fqinjët’. Besa më e shquar ishte kur Kosova deklaroi: ‘Luftën e fitoi Amerika, paqen do ta fitojmë ne kosovarët’.

Por kjo ndodhi vetëm 24 vjet më parë.

Në vetëm 24 orë ( jo 24 vjet), kryeministri i Kosovës Albin Kurti ia doli ta përmbysë gjithë kështjellën e ngritur me fjalët ‘besë’, ‘besim’, ‘besfortë’, ‘besnik’, ‘i besës’. Tani është shumë e thjeshtë që sapo të dëgjohet emri ‘Kosovë’ do të shkojë mendja te ‘thyerja e besës’. Jo vetëm për kosovarët, por për gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë…

Ja kështu u krijua stereotipi,edhe pse me siguri të fuqishme, shqiptarët në shumicë i qëndrojnë besë.

Mirëpo hajde gjeje gjilpërën në ‘kashtën e Kurtit’!

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • TAULANT: 02/07/2023 15:30

    Pse BESA u shendrua ne nje formule e shenjte betimi (te nap besen)? Sepse ishin te pabese. kaq e thjeshte eshte o vllazen!

    Përgjigju
  • Tarrasi: 01/07/2023 14:40

    Shqiptari, me i pabese qe jeton ende, shkruan per pabesite e Kurtit. Njeriu pa nder e pa familje, se as djemte e tij nuk e shohin dot me sy, flet per ndershmeri. Subkoshienca eshte e mahnitshme, shpeshhere ajo ve ne loje vete unin. Frrok, te njoh mire se kush je ashtu sic ti e di mire qe mirditoret njihen ne gjithe Shqiperine si njerizit me te pabese.

    Përgjigju
  • Tironci: 01/07/2023 14:31

    Ti "Valter" (?!),qe me siguri do jesh i "grupit" te Albin "legjendarit",meso te shkruash gjuhen shqipe !

    Përgjigju
  • Gadi: 01/07/2023 13:11

    KURTI ËSHTË SI GUNA PËRMBI TELA, NUK DI TE BEJ POLITIKË

    Përgjigju
  • Valteri: 01/07/2023 12:32

    Per z.Frok Qupin me moshen qe ka nuk munde te thuash qe eshte ne moshe te re a po pa provojen e duhur kur shkruan keso shkrime qe nuk perkasin me realitetin ne Kosove dhe posaqarisht per "fshatarin nga Mali i Zi" Kurtin..por Froku e ban kete shkrime me pagese a po detyrim se ky shkrim per nga vlera nuk vlere sa nje leter higjijenike,e perdorur ne WC publik ne Durres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?