Sali Berisha

Frrok Çupi: Syri i keq i datës 6

3 Dhjetor 2022, 14:02| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 14:05

  • Share

Në fakt, pak nga pak, portreti i frikshëm i luftës kundër Samitit Europian në Tiranë, në 6 dhjetor, erdhi duke u hijesuar.

Kryetari i luftës me kodin ‘Foltore’ është kthyer thuajse në fantazmë. Fantazma lëviz natën përmes lisave të vjetër, asgjë më shumë. Që nga kulmi i frikës se Berisha do të t’i ‘bënte gjëmën’ Perëndimit, duke e sulmuar me ushtat e Moskës; ja ku erdhëm në pikën e fundit, të ‘syrit të keq’.  Askush nuk ka më lidhje me ta.

-Shshshshsht!- po bëjnë njerëzit prapa mureve!, mos e ngucni hijen e fantazmës; lëreni fantazmën të kalojë.

Shumë njerëz mendojnë se kjo është e mirë, domethënë kjo që shfaqet fantazma. Fantazma ka ekzistuar herët, që në lindjen e qytetërimeve dhe ka hyrë në ngjarjet e mira.

Kjo e tanishmja është ‘magjia’ më e fundit në botë: Saliu dhe Iliri rrëmbyen shpatat për të zhbi Shqipëri e shqiptarë dhe për t’i dhënë mësimin Perëndimit, por zoti i çoi të përballen me numrin 6. Numri 6 është data e dhjetorit 2022 kur në Tiranë mblidhet Samiti i Bashkimit Evropian.

Në sensin romantik të numerologjisë, 6-a është më romantik se çdo numër tjetër. Numri 6, është i lumtur vetëm kur gjysma tjetër e tij është e lumtur.

Ju do të shikoni se si Saliu dhe Iliri, sapo të nisë Samiti, do të dalin në ekranet e tyre dhe do të thërrasin si fantazmat: ‘Po kjo ishte loja, ne e duam numrin 6; ne jemi dashuria, jo vdekja!’.

Në Teatrin e Sali- Ilir do të thuhet se ‘planin e kishim për mirë, edhe sikur të vrisnim ca njerëz, për mirë do të ishte!’. Ata kanë të drejtë ta thonë këtë, sepse gjithë vrasjet e viteve ‘96’97’98’2008, 2011, e ku ta dish sa shumë, i dolën për mirë Berishës, e sollën në pushtet. Prapë mprehu dhëmbët, kushedi sa do të vidhte përsëri.

Tani këta kanë zgjedhur t’i shërbejnë Samitit, por t’i shërbejnë përulësisht, si ‘syri i keq’. Këtu, te këta të dy ka mbetur e keqja…

Pffff!, Pffff!, po thonë magjistaret, mos na i ‘zëntë syri i keq’. Me emrin ‘Syri’ i lidh një biznes i përbashkët, por nuk është fjala për këtë.

Shqipërisë nuk i ka ndodhur gjë më e mirë në jetën e saj se sa të ulet Eurpopa në kryeqytetin e saj, mes shqiptarësh. As në kryeqytetet e mëdha historikisht të shteteve fqinje rreth nesh, nuk ka ndodhur kurrë. Shqipëria tani është në krah të Aleancave dhe Institucioneve më të larta të Qytetërimeve. Vetë Shqipëria është kthyer në një bukuri të paparë deri më sot; miliona botërorë marrin rrugën drejt vendit tonë dhe kthehen për të ardhur prapë.

Si ta përfytyronim këtë ngjarje kaq të ndritur; si ta përfytyronim pa ‘hudhër’ e pa fantazma që të na përzinin syrin e keq?! Jo, kjo nuk do të shkonte.

Këta të dy, që kur ishin në jetë, kishin ulëritur se ‘do të na shikoni në shesh!’, kishin kërcënuar se ‘do tu bëjmë atë që u kemi bërë!’, kishin deklaruar se ‘në datë 6 do të shporrin qeverinë dhe … popullin’, dhe nënkuptonin se do të vrisnin Europën njësoj si ‘Ulkonjën e Romës’.

Forca e tyre përballë NATO, BE, Shqipëri…, është hijesuar gjer në shkallën që objektet  dhe figurat konkrete, portretet… janë të shndërruara gati në hije. Fallxhoret kanë zbarkuan në Bulevard e po bëjnë me shenja: ‘Shshshsht!, mos i zboni fantazmat, na ruajnë nga syri i keq’.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/12/2022 14:55

    Tashme folka hapur me kode te ish sigurimit te shtetit. Qe nenkupton se e ka pasur me qef ate pune...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?