Ilir Meta dhe Sali Berisha

Frrok Çupi: Të gjithë ecin me hekura ndër këmbë

27 Korrik 2022, 09:44| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 09:48

  • Share

Nga njëra sfidë në tjetrën po shkojmë...

Ne dhe të gjithë kombet e shtetet rreth nesh e më tej, ngjajmë me elefantin e lidhur me zinxhirë. Të gjithë ecin, por secili ka hekura ndër këmbë.

Ne kemi ‘hekurat’ tanë, të tjerët kanë të tyret; dhe të gjithë së bashku kemi pengesat e përbashkëta.

‘Hekurat’ e fundit për ne:

Një njeri që ishte caktuar si president i Republikës, del nga tharku, si të ishte gjë e egër dhe i gërmushet popullit të vet: ‘Dola tani, do të më shikoni! Jetën e jap…!’. Më parë është treguar me gisht e me figurë për vjedhjen gjigande të fondeve publike. Miku i tij i afërt e ka denoncuar për ‘vrasje dhe fshehje kufomash’ pas malit të Dajtit. Njerëzit e neveritin si njeri e si hero të krimit… Tani ka dalë nga tharku.

Hekurat, si tonat, edhe për fqinjët:

Maqedonia e Veriut po rron në ankthin se ‘mund të na kthehen ata të Gruevskit’. Edhe e shoqja e ndau, por militantët- jo. Me një tufë të madhe zyrtarësh ka vënë dorë mbi pasurinë publike dhe tani mbi paqen sociale.

Mali i Zi, me një kryeministër me origjinë shqiptare, ka hyrë në një ‘gropë’ të kahershme me Kishën Serbe. Nëse i qëndron marrëveshjes me Kishën, mbetet jashtë BE; nëse del nga marrëveshja- i shkurtohet laku i brendshëm.

Kosova, shteti më i ri, ka punë me marrëveshjen tjetër, me Serbinë. Rivaliteti fëminor  mes kryeministrit dhe presidentes nuk u mundëson të jenë as seriozë para Shtëpisë së Bardhë ku ndodhen për vizitë.

Bosnje- Hercegovina, orë pas ore ndodhet para kërcënimit se ‘u ndamë’, ‘ju sulmuam me ushtrinë tonë’. Këtë kërcënon presidenti Dodik, i cili është shpallur ‘i pa pranueshëm’ për SHBA, por bën si këta tanët këtu…

Nuk ka asnjë që të jetë i çliruar nga hekurat e veta.

Ekzemplari më i lartë i mundësisë për të qenë i lirë nga hekurat do të ishte Shqipëria, sipas logjikës normale. Shqipëria sapo firmosi bisedimet me BE, që është hapi më i lartë politik i gjithë kohërave. Tani, të paktën edhe ‘gjëja më e egër’ në formë njeriu, duhej të ishte ‘dorëzuar’. Shqipëria sapo mbaroi procesin e rindërtimit pas dy tërmeteve të rënda, me një çmim më shumë se 1 miliardë euro; edhe këtu të ishin dorëzuar. Megjithatë, hekurat aty janë, ndër këmbë.

Veçse, ndryshe nga kombet fqinjë, shtetit tonë i peshojnë si ‘hekura ndër këmbë’ pikërisht ata që po presin hekura në duar.

Çfarë presin sot Meta dhe Berisha?

Asgjë, përveç murit te hunda. Shtetit i tunden nëpër këmbë, ashtu si edhe Perëndimit, me qëllim që të hapin një ‘dritare’. Deri tani janë çaktivizuar plotësisht, siç ndodh me minat në duar xhenierësh. As vrasin dot më, as hedhin bomba, as kanë në dorë financat e shtetit, as gënjejnë më as budallenjtë. Të dy ndajnë të njëjtin fat: Sa rithemelon njëri, tjetri rithemelon partinë e tij. Sa shpallet njëri ‘i papranueshëm’, në botën e qytetëruar, tjetri dridhet se pret akt më të avancuar nga Perëndimi. Fati i tyre- të ndajnë edhe të njëjtin fshat ‘mafioz’, ku vilat e vjedhura ruhen nga shteti. Edhe Al Capone është ruajtur me vite nga shteti amerikan, në ‘ishullin Capone’ pranë Golden Great Bridge. Por kjo nuk e bëri kurrë ‘faktor’, edhe pse ishte një zinxhir nëpër këmbët e shtetit.

Askush nuk na i solli, vetë i bëmë!

Besoj se do të ishte analiza  më e padrejtë sikur të gërmërisim se ‘cili na i solli?’; ose ‘pse i lejuam?!’. As kombet e tjerë, që kanë hekura ndër këmbë, nuk e kanë gjetur dot. Ilaçi i vetëm për të gjithë është ‘të ecim, edhe me këta ‘nëpër këmbë’. Siç bënë të tjerët, serbët, malazezët, maqedonasit, kroatët…, të gjithë kanë djajtë e tyre. Jemi të dënuar të ecim bashkë me të keqen tonë. Këta këtu u krijuan, që në fillesa, kur nisën krimin: Iliri në moshën 19 vjeç, Saliu në moshën Zero.  Kur ishte 20 vjeç Ilir Meta i kishte hyrë aventurës për të bërë keq, ku të vidhte, ku të trafikonte, ku të dërgonte ‘kufoma përtej Dajtit’. Ndërsa Saliu e nisi në moshën Zero. Ai lindi pak pas korrupsionit të tij, bash kur la ‘diktaturën e  proletariatit’, dhe tha se ‘tani filloi bota’. Por ne nuk kemi pse qortojmë veten pse janë këta; ne kemi për detyrë vetëm të ecim me ‘hekura ndër këmbë’.

Po pse u acaruan, u acaruan të dy; edhe pse po flinin?!

Hekurat edhe nxehen!- kjo është eksperienca e njeriut. Por nxehen kur rrihen. Këta kanë marrë vesh se u ka ardhur fundi; në vend që ta presin fundin si ‘trima’, kanë dalë rrugëve. Degradimi i tyre nuk është një dhuratë e mirë as për kombin. Njerëzit e arsyeshëm kanë nisur të ngrenë dilema: ‘Po sikur të mos ishte Amerika që t’i zhyste, çfarë do të na kishin bërë këta?!’.  Një përgjigje e shpejtë do të ishte kjo: ‘E çfarë do të na bënin më shumë?!”. As ‘zoti i keq’ nuk kishte mundësi të pakufishme. Por pa Amerikën, me siguri që do të ishim ngatërruar në një luftë ‘me hekurat’, pa ecje përpara. Them se do të kishim harruar të ecnim.

Si në përrallën e vjetër të elefantit me zinxhirë hekuri. Jorge Bucay, shkrimtar e psikanalist me famë, e ka përshkruar elefantin me hekura ndër këmbë, qëkur ishte fëmijë. ‘Pse e lidhin elefantin?’- pyeste fëmija dhe merrte përgjigje… Kur pa që kafsha e madhe ishte lidhur pas një asgjëje, pyeti prapë: ‘Pse nuk arratiset nga hekurat?’. Atëherë gjeti përgjigjen: Elefanti ishte rritur me hekura ndër këmbë dhe ashtu kishte ecur.

Ja, kështu, si më lart.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anisa: 27/07/2022 21:02

    POPULLI VETE PAS PARTIVE DHE PAS 1 THESI MIELL, SALI FAZLLIC MILLOSHEVIC KARAXHICI DHE LIKE FLORIRI JAN SI PUNA E BANDAVE KRIMINALE QE BEHEN BASHK PER TE GODITUR , KETA HIENA TE KOMBIT TOMN JAN FATKEQESIA ME E MADHE QE KEMI PO IKEN KETA IKEN DJALLI ME BRIR.

    Përgjigju
  • minushe: 27/07/2022 15:28

    Frrok Cupi shume kurajoz si gjithmone. Dikur ne vitin 1991 askush nuk guxonte te shkruante se regjimi nuk kishte rene akoma dhe z.Cupi shkrojti artikullin :"Si te cahet Blloku i udheheqesve" Politikanet qe moren pushtetitn me vone u bene shume me keq se bllokmenet , te cilet dolen nga shtepite dhe smoren asgje me vete, keta edhe po u denuan kane siguruar para per 4 breza:( Po nuk ju sekuestruan parate e vjedhura skemi bere asgje. Keta sot skane pike morali, shkojne ne gjykate paguajne nje avokat i cili i thote je i ndershem dhe besojne se jane ashtu si i thote avokati" Skane cipe ! te behen listat e hapura dhe e shohin se sa votohen keta plehra!

    Përgjigju
  • Tata: 27/07/2022 12:52

    Askush QE DI ska interes ti denoncoje,por vetem nje brusht SHQIPTARESH TE NDERSHEM me nje leter e lapes duhet ti drejtohet nje gjykate nderkombetare kunder ketyre perbindesheve,ose VETEGJYQESI

    Përgjigju
  • Gjergj: 27/07/2022 12:17

    Shqipèrinè tonè, e shqyen Metèt dhe Berishèt o Frrok. Edhe shpresèn pèr ndryshim,,e shqyen, me servilèt dhe zagarèt qè mbanin dhe mbajnè rreth vetes dhe mbushnin pallatet mbretèrore. Zoti i madh atje lart dhe SHBA nè tokè, na dhanè njè mundèsi tè artè tè dalèm nga ky burg skllevèrish. Sot po pèrjetojmè aktin final tè atij teatri zagarèsh shqipfolès, siç ka njohur ky komb ndèr shekuj, sa herè qè ishte i vetèm dhe pa mbèshtetje. Teatri i kètyre perversève nga provinca sot, i ngjan si dy pika uji skenarit tè atij filmi qè njohim tè gjithè,,,,KONCERT NÈ VITIN 1936. GOD BLESS AMERICA.!!!

    Përgjigju
  • karadakliu: 27/07/2022 11:13

    Pse lejoni keta njerez te Prangave,te marrin poste,te formohjne e riformulojne parti politike,vetem per te dal "timonjer" te atyre subjekteve partiake.Pse ky popull sheh,dine dhe nuk vepron ne largimin e tyre nga kandidimet,propozimet dhe zgjedhjet e tyre ne subjkete.Mos prisni te vije prokuroria Amerikane,Angleze e te jua merr diken nga shtepia ta fus ne hetime per krimine dhe kriminalitete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?