Duart e tre motrave në tablo janë pjesë e një koleksioni me 50 piktura, të ekspozuara në hollin e Pallatit të Kulturës në Kukës. Retina Cengu, artistja e vogël me aftësi ndryshe prezantohet para publikut me një ekspozitë personale. Për talentin e 8-vjeçes flet piktori profesionist Muhamet Kërpaçi.
“Jam i impresionuar nga pikturat e saj. Retina atë emocion që ka e hedh shpejt në telajo. Besoj se në ardhme do të jetë piktore e njohur”, u shpreh ai.
Natyra dhe lulet e pranverës janë lajtmotiv i punës së mrekullueshme të Retinës.
Ajo, sapo ka mbaruar klasën e dytë në shkollën 9 vjeçare të fshatit të lindjes, Kodër Lumë. Mësuesja ndihmëse Alketa Cenaj, thotë se Tina siç e thërrasin në klasë, është një vajzë e ndjeshme e qetë dhe emocionet i shpreh përmes penelit.
“Ka një botëkuptim të madh dhe talent të rrallë”, tha ajo.
Piktorja e vogël ka një lidhje të veçantë prindërit që e mbështesin në çdo hap dhe synojnë që Retina të çelë ekspozitën e radhës në Tiranë.
Bravo ???? yll i vogel! Me teper mbeshtetje nga te gjithe per keta femije! Zoti te ndihmofte ne cdo hap te jetes!
Përgjigju