Ka bërë përshtypje fryrja politike e Gazment Bardhit, i cili ka deklaruar që ai nuk shkon në Kuvend, sidomos kur përballë ka Taulant Ballën, duke përmendur sërish aksiomën e “bandave”.
Numri dy i PD-së, që si drejtuesi politik i Elbasanit pësoi një distfatë të rëndë në Qarkun që i ishte ngarkuar, është gjithashtu një ish-ministër i Drejtësisë, i cili sipas gjasave ka një llogari me drejtësinë në procesin që tashmë ka nisur për vrasjen makabre të 21 prillit në lagjen 5 Maji në Elbasan.
Nuk janë bërë as 2 muaj nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, e Gazment Bardhi, si përfaqësues politik i opozitës, nuk ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, të paktën për të zbutur përdhosjen që i bëri live në kamera, pak minuta para vrasjes, prej një pjesëtari të paramilitarëve që PD zgjodhi për mbrojtjen e votës.
Fajësia e një viktime, nëse ka qenë pjesë e një ngjarje me shkëmbim zjarri apo me komplikim në ngjarje, do të vërtetohet përfundimisht nga procesi gjyqësor, ku natyrisht ka të pandehur, të hetuar, por edhe dëshmitar.
Mesazhi i ngushëllimit, do t’i jepte Bardhit një mundësi pendese për atë gjak të derdhur pa arsye, si pasojë e luftës së egër për pushtet.
Gazmend Bardhi, pikërisht nga ngjarja e 21 prillit pësoi distatën edhe më të rëndë, si për partinë që përfaqëson në qark, ashtu edhe në votat e preferencës.
Edhe pse ka premtuar se do të bëjnë “turin e denoncimit” për 25 prillin, PD deri tani nuk ka sjellë një provë të qenësishme se vota në Elbasan është tjetërsuar.
Partia Demokratike ka marrë mbi 28 mijë vota më pak se PS-ja në rang qarku, çka i bie gati 3 deputetë, e të tjetërsosh kaq shumë vota është një mundësi që mund të kryhet vetëm në një operacion të hapur dhune, siç ndodhi në vitin 1996.
Në Bashkinë Elbasan, Partia Demokratike ka marrë mbi 9 mijë vota më pak se Partia Socialiste, çka tregon qartë se në qytet, njerëzit që votuan, konsideruan “bandë” atë parti që solli paramilitarët e importuar në Elbasan.
Vetë Gazment Bardhi në qytetin e Elbasanit është renditur i katërti nga PD, me 2421 vota, në numrin e votave preferenciale që ka marrë më 25 prill nga qytetarët, të cilët kanë votuar më shumë Luciano Boçin, kreun e PD-së së Elbasanit, Eugen Isain dhe inxhinierin Qani Xhafa, i cili është i njohur si drejtues autoshkolle në zonë.
Në rang qarku, Bardhi është renditur i gjashti në preference me 3999 vota, nga 8 kandidatë që ka i gjithë Elbasani.
Ndërsa Taulant Balla ka marrë në rang qarku 21 mijë e 641 vota, e 11,183 në Bashkinë e Elbasanit.
Në këtë rast, Gazment Bardhi, mund të shajë e sulmojë kë të dojë, aq më shumë edhe të tjerët, pasi secili mund të mendojë e të thojë çfarë i intereson.
Por fryrja e Gaz Bardhit, kur ende vrasja e 21 prillit është nën process, është e pakta një naivitet politik.
Se ka qenë edhe ministër, ndërkohë që rivali i tij realisht nuk ka pasur asnjë post qeveritar për 8 vitet e drejtimit të PS-së…/ Gazeta "Tema"
Ilir Meta, Sali Berisha... janë turpi më i madh i shqiptarisë. Mos më daltë shpirti pa i parë prapa grilave duke i zvarritur si qen të ngordhur. Tragjedia më e madhe e kombit shqiptar në Ballkan janë pikërisht këta të dy. Janë faqja e zezë, fundërrinat më të pështira të kësaj pjese të Ballkanit
Përgjigju