Fshati Gjorm në Kurbin pa rrugë, banorët: Ka rrezik mos me na dhënë as nuse për kalamajtë (VIDEO)

8 Dhjetor 2022, 15:11| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 16:53

  • Share

Kjo është gjendja rrugës që lidh fshatin Gjorm të Kurbinit, me autostradën Milot-Mamurras. Segmenti me gjatësi 2.7 km ka degraduar plotësisht, duke vështirësuar kalimin e automjeteve dhe këmbësoreve.

“Fondet janë dhënë 3 herë por janë vjedh. Kemi kërkuar në bashki, pro asnjëherë nuk na janë përgjigj. Taksat i paguajmë rregullisht. Këtu sa të bie shi prishet nuk kalohet as në këmbë në makinën jo e jo”, tha një banor.

“Fshati ynë është më i madhi në Kurbin me 4500 banorë. Rruga nga këtu e deri në autostradë është 2.7 km, herë pas here kemi hedhur çakull me lekët që na sjellin djemtë në Londër”, shprehet një tjetër.

“Ka rrezik mos me na dhënë as nuse për kalamajtë, për shkak të rrugës, mungesës së ujit dhe energjisë”, tha një tjetër banor.

Mungesa e rrugës dhe shërbimeve të tjera jetike, ka detyruar shumë familje ta braktisin Gjormin, një ndër fshatrat më të mëdha në Bashkinë e Kurbinit. Krahas infrastrukturës rrugore, në fshatin Gjorm ka probleme dhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, ndërsa për shkak të mungesës së konteniereve mbeturinat hidhen brigjeve të kanaleve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?