Fshatrat e Korçës 'urë kalimi' për emigrantët, Banorët: Na dhimbsen, kujtojmë veten kur iknim në Greqi

5 Mars 2020, 19:34| Përditesimi: 5 Mars 2020, 19:44

  • Share

Përgjatë muajve të fundit numri i emigranteve që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme në përpjekje për të kaluar kufirin ilegalisht pranë pikës doganore të Kapshticës është rritur ndjeshëm. Fshatrat që këta emigrantë përdorin më tepër si urë kalimi për të hyrë në Shqipëri janë Tresteniku, Verniku, Poncara dhe kohët e fundit edhe fshati Arrëz. Banorët e këtyre fshatrave tregojnë se hasin shpesh emigrantë, të cilët shumë herë janë të lodhur nga ecja në këmbë midis tyre edhe nëna me foshnja në krahë, edhe pse banorët kanë dëshirën e mirë për t'i ndihmuar duke kujtuar edhe veten e tyre si emigrantë ,jo të gjithë guxojnë t'i ofrojnë ndihmë prej frikës së policisë.

''Kanë ardhur dhe kanë qëndruar gjithë natën në fshat, kanë ikur disa i ka marrë dhe policia. Ka pasur dhe fëmijë, gra, janë të lodhur si refugjatë që ecin në këmbë", tha një banor

"Vijnë sirianë që andej me fëmijë e gra, po do i japim një gotë ujë. Janë me fëmijë, 6 muaj një. I mori një këtu i futi në shtëpi i erdhi policia dhe i mori. Po na vjen keq njerëz janë ata si ne kur ikëm në Greqi. Por kemi dhe frikë nga policia kur i ndihmojmë", tha një banor

"Edhe në kur ikëm në Greqi kemi qenë të lodhur, ndihmë kanë kërkuar dhe fshatarët i kanë dhënë", tha një tjetër banor

Nga muaji Shkurt 2020 dhe deri më 5 mars Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex kanë arrestuar 23 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë pasi janë kapur duke transportuar 76 persona nga vendet e Lindjes së Mesme me kombësi marokene, irakiane, siriane, afgane, kurde. Sipas të dhënave që Gazetarja e Report Tv Gladiola Hoxha ka arritur të sigurojë, shërbimet e Frontex dhe Policisë Kufitare kanë ndaluar në mbi 600 shtetas të huaj duke ecur në kufi të gjelbër vetëm gjatë Shkurtit.

Pasi kapen emigrantët merren në pyetje në prani të përkthyesve dhe deri në përfundim të procedurave të regjistrimit ata qëndrojnë në qendrën e përkohshme të pritjes e cila ka nisur të funksionojë në nëntor të 2019. Pas kësaj Policia Kufitare i trajton me procedurat përkatëse, 1 pjesë e tyre mund të kërkojnë Azil në Shqipëri dhe akomodohet në qendrën e Azilkërkimit në Babrru, Tiranë ndërsa pjesa tjetër e cila kërkon te rikthehet në vendet nga ka ardhur ju plotësohet urdhër largimi vullnetar pra ata që nuk duan të akomodohen në Shqipëri, por që kanë pasur si synim vendet e BE.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cufi: 07/03/2020 19:51

    Te kalojne nga bullgaria,,jo nga ne...

    Përgjigju
    • shqiperia: 11/03/2020 11:28

      munden te kalojne edhe nga Bullgaria nese i leshon Bullgaria

  • Shqiperia: 06/03/2020 15:51

    le te kalojne ne drejtim te Evropes qendrore ata nuk e kane qellimin te rrine ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Armandi: 06/03/2020 08:22

    Me kuptimplote nuk ka , ashtu si na kane ndihmuar dhe ne ! Dhe sikur te mos e kishim provuar nje gje te tille , mbi te gjitha jane njerez , halli I ka sjelle deri tek ne . Ju lumte qe i ndihmoni , Zoti Ja u shperblefte me shendet gezime e begati ne familjet tuaja!

    Përgjigju
  • Ilir: 06/03/2020 07:04

    Nuk ka ligj me te vlefshem se "shtepia e Shqiptarit eshte e Zotit dhe e mikut". Nuk ka cinizem e gjynah me te madh se sa te shohesh njerez te pafajshem ne hall, aq me teper femije gra e pleq, e t'u kthesh shpinen. Jemi njerez, po osé jo, dhe ligjet njerezit I bejne. Kush I kujton me, ligjet e Greqise apo Italise se para 20-30 vjete e?! Ndersa kujtojme shume mire zemren e bardhe, ndihmen qe na dhane njerezit e mire te ketyre vendeve, kafshaten e bukes qe na mbajti gjalle.Askujt nuk mund ti mohoet strehimmi dhe ndihma... nese I themi vetes njerez.

    Përgjigju
  • Gezim: 05/03/2020 23:17

    Provoj dhe une keqardhje shume per ata njerez qe nuk i do njeri,qe nuk rrine dot ne shtepi te tyre dhe nuk mund te mos ikin dhe kur ikin askush si le.keqardhje per femite,nenat,vajzat ne vecanti.Kush eshte pergjegjes per keto ikje,duhet sa me shpejt ti gjeje zgjidhje se vertet eshte tragjedi shume e madhe,te cilen qenia njerezore duhet ta kete dhembsurine e duhur per tju rikthyer jeten normale.

    Përgjigju
  • Bravo: 05/03/2020 21:58

    Vetem respekt

    Përgjigju
  • endri: 05/03/2020 20:45

    Ju ndihmofte zoti edhe juve. Zemra e bardhe e Shqiptarit gjithmone per ke ka nevoje. Respekt

    Përgjigju
  • Shaban: 05/03/2020 19:53

    Bejeni te miren dhe hidheni ne det. Dje na ndihmuan sot ndihmojini ju. Zoti jua dhente shendet e bereqet. Zoti jua kthefte te femijet me ndihme sic po ndihni ju ata fatzinj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?