VIDEO/ Fshehën 8.5 kg kanabis në arka bananesh dhe tentuan t’i largohen policisë me makinë, arrestohen 2 persona në Durrës

21 Dhjetor 2021, 09:29| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 09:36

  • Share

DURRËS- Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u kapen me 8.5 kg kanabis, sasi që e kishin fshehur në arka bananesh në automjetin me të cilin po urdhëtonin.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që kishte lëndën narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në pikën e kontrollit.

Menjëherë policia i është vënë në ndjekje derisa bën të mundur ndalimin e mjetit, së bashku me dy personat që qarkullonin me këtë automjet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit, gjetën dhe sekuestruan 8.5 kilogramë kanabis të vendosur në arka bananesh.

Policia e Durrësit vuri në pranga Gazmend Rica 36 vjeç, banues në Burrel (pasagjer në mjet) dhe Mariglen Nozlli 30 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?