Presidenti Ilir Meta ju shmang përsëri komenteve për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, lidhur me reformën zgjedhore. Në një deklaratë të tij, përmes zëdhënësit, presidenti Meta i quan ta paligjshme ndryshimet, pasi sipas tij, Parlamenti ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm, ndërsa të tjerët janë zëvendësuar me procedurë antikushtetuese.
Ashtu siç pritej, Ilir Meta nuk bëri komente për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, që janë praktikisht hapja e listave, heqja e pragut dhe heqja e listave të përbëra brenda koalicioneve, duke kaluar tek lista e përbashkët.
Ndryshimet ligjore kundërshtohen për cilësinë e tyre dhe presidenti i vendit duhet të shprehet, a është kundër listave të hapura, dhe pse është, nëse i kundërshton ato. Po ashtu, ai duhet të komentojë dhe cilësinë e ndryshimeve të tjera të propozuara, siç është heqja e pragut apo mundësia për të garuar me një listë të përbashkët, siç garohet në gjithë Europën.
Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe PD dhe aleatët e saj, që e kundërshtojnë.
Beteja e tyre kundër ndryshimeve duhet të jetë politike dhe jo proceduriale. Duke qenë politike, ajo është bindëse dhe frymëzuese dhe për elektoratin e tyre. Kurse kështu siç ata po i kundërshtojnë, nuk kanë asnjë argument, pse janë të rrezikshme ndryshimet.
Fjala vjen, Ilir Meta nuk ka asnjë koment për cilësinë e ndryshimeve, por thotë që Parlamenti ka vetëm 82 deputetë të ligjshëm. Kjo është një marrëzi, që ai e përsërit sa herë që çmendet, por po ja marrim që ka të drejtë për një moment.
Nëse ka të drejtë për këtë, atëhere nuk duhet të miratohen as propozimet e 5 qershorit, pasi dhe ato duan 84 vota dhe s’kemi ku t’i gjejmë, se se sipas tij, 82 janë të ligjshëm, dhe nga këta 82, 3 deputetë kanë firmosur për ndryshimet e tjera kushtetuese, pra na ngelen 79.
Kështu që nëse do ta marrim këtë betejë si proceduriale, siç e do presidenti, e kemi humbur pa filluar.
Po kaq banale janë arsyetimet e PD, që thotë se listat e hapura duhet të vendosen me referendum. Përse duhet të vendosen me referendum, kur gjithë ndryshimet kushtetuese që ai ka dashur, i ka bërë në tavolinë me kundërshtarin.
Nga ana tjetër, për të hedhur diçka në referendum, duhet një palë të jetë pro dhe një palë kundër. Lulzim Basha nuk thotë, as që është pro, e as kundër. Çfarë do hedhë në referendum, kur nuk ka qëndrim për to?
Debati për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, duhet të jetë debat për cilësinë e tyre.
Lulzim Basha flet vetëm për një propozim, për atë që ka të bëjë me heqjen e koalicionit me lista të shumëfishta. Atë e komenton si të dëmshëm. Të tjerat thotë, do t’i hedhim në referendum.
Në fakt, heqja e listave të shumëfishta brenda një koalicioni, ka të bëjë teknikisht me hapjen e listave, pasi nuk mund të numërohen votat për 11 mijë kandidatë, se sa ka marrë secili nga një trupë votuese, 1 milionë e 700 mijë vetë. Pra heqja e këtyre listave të shumëfishta brenda koalicionit, lidhet me hapjen e listave.
Basha hapjen e listave e kërkon me referendum, kurse këtë heqjen e listave të shumëfishta brenda koalicioneve, e do me vendim direkt që të mos preket.
Ky konfuzion i presidentit, apo PD, për mënyrën se si kundërshtojnë ndryshimet kushtuese, tregon se ata i tremben betejës kundër listave të hapura, dhe kapen tek procedura për të kundërshtuar ndryshimet.
Por procedura nuk varet më nga Partia Socialiste. Ajo ka vetëm 74 deputetë. Dhe i ka “legjitimë”, ashtu siç i do Ilir Meta. Të tjerët janë në Kuvend si prurje të Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.
Nëse duan ata, PS-LSI, mund të ulen me ta dhe t’i bindin që të tërhiqen nga ndryshimet kushtetuese dhe të votojnë ato që do PD dhe LSI. Nëse ja dalin, mund të mos fitojnë zgjedhjet, pro së paku kanë fituar opozitën parlamentare. Në kuadrin e hapjes së partisë, mund të quhet fitore.
Meta hajdut
Përgjigju