'Liria' ul ndërgjegjësimin, pa maska e distancë te Liqeni/ Pensionistët dhe prindërit me fëmijë shfrytëzojnë liri daljen në të gjithë vendin

10 Maj 2020, 10:08| Përditesimi: 10 Maj 2020, 17:56

  • Share

TIRANË- Edhe këtë të diele pensionistë, prindër e fëmijë shijuan orarin e lirisë, por ajo që mbetet sfidë tashmë që qeveria po shkon drejt hapjes totale mbetet ndërgjegjësimi për të respektuar masat mbrojtëse dhe distancimin social.

Në disa qytete si Tirana, Kukësi dhe Elbasani, ku lëvizjet kanë qenë më të mëdha, është vërejtur edhe më shumë mos respektimi i masave të sigurisë. Ndërkohë në disa qytete të tjera si Fier, Saranda dhe Lushnja lëvizjet kanë qenë më të reduktuara se në javët e kaluara.

Po kështu, nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Në lidhje me të riatdhesuarit, pas datës 11 maj të gjithë do të riatdhesohen në banesë.

Nëse kurba do të jetë e qëndrueshme, nga 18 maji hapen baret, restorantet, dhe lejohen stërvitjet individuale të sportistëve deri në orën 17:30. Gjithashtu do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e  Shëndetësisë.

Ora 15:55
Foto-lajm/ Linda Rama dhe Zaho shijojnë parkun dhe 'lirinë' si gjithë qytetarët

Këtë të diel, mes shumë qytetarëve që kanë shfrytëzuar parqet e Tiranës për të dalë me fëmijët ka qenë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama me të birin, Zahon. Të dy të shoqëruar me persona të tjerë kanë shijuar ato pak orë 'lirie' në fashën e orarit të lejuar për ditën e diel.

Ora 14:31
Foto-lajm, ministrja Anila Denaj del 'me leje' te liqeni

Të qenit ministre nuk do të thotë që ke disa privilegje më shumë se qytetarët e tjerë, aq më tepër në kohë koronavirusi. Ky është rasti i ministres së Financave dhe e Ekonimisë, Anila Denaj. Ministrja ka shfrytëzuar orarin e lejuar për të shijuar diellin dhe ajrin e pastër. Ajo shihet bashkë me familjaren e saj, ndoshta me vajzën ose nusen e djalit dhe fëmijën e saj duke shijuar disa momente qetësie, larg përditshmërisë.  

Ora 13:17
'Sot u kënaqem ne, jo më ata!' Prindërit me fëmijë popullojnë liqenin, por qytetarët në përgjithësi nuk respektojnë masat e sigurisë (VIDEO)

Teksa prej së hënës priten masa të tjera lehtësuese ndaj qytetarëve, ndërgjegjësimi i këtyre të fundi në Tiranë për të respektuar distancimin social është i një rëndësie të veçantë për të përcaktuar të ardhmen e situatës së pandemisë në vend.

“Dolëm meqë kishim rastin. Lejen e kemi. Çdo gjë më pëlqen. Masat, vetëm pak duhet të ketë distancë, të kenë maska. (për qytetarët). Ka vende të tjera, por këtu është si të thuash vendi parku, nuk ka vende të tjera si liqeni, se po të kishte 2-3 vende të tjera, do shkonin dhe në vende të tjera, por megjithatë me pak rregull më shumë, disiplinë, maskë nga qytetarët, mund të funksionojë. Vetëm dynja atje (te zona e liqenit) është pak e thellë,"-shprehet një qytetar.

Ndonëse gjatë fundjavës orari I liridaljes për pensionistët ka qenë deri në orën 10, edhe këtë të diele ata kanë mbushur parkun e liqenit artificial, duke mos respektuar distancimin social. Edhe pse janë kategoria më e rriskuar nga Covid 19, një pjesë të madhe të tyre u mungonin maskat dhe dorezat.

‘S’e mendova se do të jetë ky popullim. Maska duhet të e domosdoshme,’-shprehet një pensionist.

“S’kemi hapësira të tjera. Ky është vendi më i mirë që mund të shëtisim fëmijët, të marrim dhe pak ajër të pastër, kryeministri ka bërë një punë të mirë, ka menduar për ne më shumë se çkemi menduar ne për veten,"-deklaron një tjetër pensionist.

Edhe prindërit me fëmijë, duket se kanë abuzuar me lirinë këtë të diel. Duke shfrytëzuar edhe motin me diell, ata kanë mbushur këndin e lojërave. Nuk mungojnë as ata që festojnë ditëlindjen.

“Është e diel dhe është leja e fëmijëve. Menduam të nxirrnim fëmijët te liqeni. Edhe ato argëtohen kur I nxjerrë, argëtohemi ne jo ata,"-shprehet një prind.

Nëse kurba e infeksionit nuk do të pësojë rritje, atëherë kjo do të jetë fundjava e fundit që i përket vetëm të moshuarve dhe fëmijëve, pasi nuk do të ketë ndalim daljeje për kategoritë e tjera.

Ora 13:10
Elbasani i mbushur plot me pensionistë dhe prindër me fëmijë, nga nesër zonë e gjelbër (VIDEO)

Në Elbasan prindërit me fëmijë si dhe pensionistët kanë shfrytëzuar sot lejen për liridalje. Qyteti ditën e sotme është i mbushur nga fëmijë të cilët luajnë jo vetëm me bashkëmoshatarët e tyre, por edhe me gjyshërit. Rrugët e qytetit, parqet, si dhe bulevardi kryesor është i mbushur nga prindër dhe femijë.

Nga nesër Elbasani bëhet pjesë në hartën e bashkive të gjelbra.

Ora 13:00
Në Sarandë bëjnë sërf, por lëvizjet në qytet më të reduktuara se javën e kaluar (VIDEO)

Sot qyteti i Sarandës, që më herët ka qenë i shpallur zonë e gjelbër, ka patur më pak lëvizje se në javët e kaluara. Kjo kryesisht prej motit me re, që ka mbizotëruar ditën e sotme në vendin tonë. Gjithsesi nuk kanë munguar rastet e atyre që kanë dalë shëtitje në bulevardin buzë detit, ndërsa disa të tjerë kanë zbritur pranë tij.

Një qytetar ka shkuar më tej, duke u futur në det dhe duke bërë sport, më saktësisht sërf. Nuk mungojnë edhe disa fëmijë që bëjnë të njëjtën gjë.

Ora 12:52
Kukësi i mbushur me të moshuar dhe fëmijë, nga nesër zonë e gjelbër (VIDEO)

Në Kukës rrugët janë plot me të moshuar dhe nëna me fëmijë. Nga dita e nesërme Kukësi do të jetë zonë e gjelbër pasi nuk ka asnjë rast aktiv me Covid, po ashtu edhe Hasi. Ajo qëvihet re është se jo të gjithë i respektojnë masat e sigurisë.

Ora 12:51
Fieri i qetë, sot më pak lëvizje se në javët e kaluara (VIDEO)

Sot situata në Fier është paraqitur e qetë, megjithëse lëvizjes së lejuar të disa kategorive të personave. Edhe pse lëvizjet kanë qenë të konsiderueshme, në krahasim me javët e tjera sot situata duket më e qetë. Në këtë reduktim të lëvizjeve ka ndikuar edhe koha me re dhe jo me diell siç ishte javët e kaluara.

Ora 11:56
Durrsakët mbushin bregun e detit, fillojnë edhe lojrat me top (VIDEO)

Megjithëse jo një ditë ku rrezet e diellit janë të forta dhe tunduese durrsakët sot janë orientuar drejt plazhit. Duke përfituar nga lehtësimi i masave, por edhe kategoritë e qytetarëve që lejohen të dalin, edhe disa persona të tjerë mes tyre kanë shkuar buzë detit. Për t'u veçuar fakti që jo në të gjitha rastet ruhet distanca dhe respektohen masat e sigurisë.

Siç duket edhe nga videot, disa nga qytetarët kanë nisur të luajnë lojra me top.

Ora 10:36
Rrugët e Lushnjes mbushen me qytetarë, nga nesër qyteti zonë e gjelbër (VIDEO)

Edhe pse jo në orët e hershme, qytetarët e Lushnjës sot i kanë populluar rrugët e qytetit, kryesisht kategoria e pensionistëve të cilët kanë dalë për të shfrytëzuar lejen e daljes të vendosur nga autoritetet. Nuk është e vështirë që në rrugë të hasësh edhe kategori të personave të tjerë, të cilët nuk e kanë të lejuar të qarkullojnë në këto orë.

Nga nesër Lushnja i shtohet qyteteve të gjelbra, pasi në këtë qytet nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.

Përsa i përket mjeteve në rrugë nuk qarkullojnë asnjë mjet përveç atyre me autorizime. Java që shkoi ishte pozitive dhe Lushnja ashtu si shumë qytete të tjera po i kthehet normalitetit. Tregjet dhe bizneset sot janë bosh dhe me qepena të ulur, sipas urdhrit të karantinës totale.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • arifi: 10/05/2020 16:32

    MOS LINI ASNJE CM ME BAR PA SHKELUR TEK LIQENI,,,,he HE,JEPINI PRISHNI DHE SHKRETONI CDO GJE ,,NJEREZ TE KEQINJ,,,QEVERI E KEQE,,QE PRISHI TE GJITHA LULISHTET DHE PARQET + FUSHAT E SPORTIT QE KISHTE TIRANA PARA 1990....

    Përgjigju
  • Amiri: 10/05/2020 12:11

    Luajne ne top zulute,,e keni shkatarruar durresin me pallate mor maskarenj,,kishe lezet te shkoje ne durres para vitit 1990,,corona mu ne koke mor pisa...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?