Fundjavë e vakët në Korçë, mungojnë vizitorët

11 Korrik 2020, 21:17| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 21:22

  • Share

Juglindja e vendit për shkak të Covid-19 po përballet me ngërçin e turizmit në periudhën më të bukur të vitit.

Ndonëse turistët kanë treguar interes për të parë atraksionet që ofron ky vend,frika e përhapjes së COVID-19 është treguesi i një rënie drastike të shifrave nga turistët vendas.

Lëvizjet në pazarin karakteristik të Korçës këtë të shtunë janë të pakta. Ata turistë vendas që kanë mbërritur shprehen se do të qëndrojnë për një kohë të shkurtër.

"Vij nga Tirana. Do kalojmë fundjavën në Pogradec dhe Korçë. Shumë dobët turizmi, normale se gjithsecili mendon më parë për shëndetin dhe më pas të tjerët", thotë një qytetare.

"Koronavirusi është gjëja kryesore për të gjithë vendet jo vetëm në Korçë e Pogradec", thotë një qytetare tjetër.

"Vij nga Athina dhe më bëhet qejfi se vendi ka ndryshuar, është vendi që kam lindur. Isha në Athinë edhe  Maqedoni dhe kishte ulje me të vërtetë", tha një qytetar nga Athina.

Sektori i turizmit zë një peshë të madhe në ekonominë e qytetit dhe kriza po ndihet fort sidomos për të punësuarit në hotele e restorante. Ndërsa shumë rezervime janë anuluar.

"Jemi në një krizë, pandemia ka bërë dëmet e saj, është ndjerë edhe tek ne. Ka filluar pak aktiviteti me barin, në restorant nuk ka fare kërkesa se s'ka turistë sepse restoranti dhe hoteli mbahet nga turistët. Kishim disa prenotime nga Kosova, u ndaluan për arsye që dihen", tha Ilirjana Gercaliu, punonjëse hoteli.

Gjatë javëve te fundit ne qytetin e Korçës është rezervuar vetëm 30% e kapaciteteve akomoduese.  

Turizmi mbetet një nga sektorët më të goditur nga pandemia por në këtë vit të vështirë,e rëndesishme promovimi i turizmit të brendshëm nëpërmjet agjensive turistike.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 13/07/2020 23:44

    KORCA duhet ti kthehet agro--perpunimit sepse ka prodhim bujqesor pafund,,,,,ne korce duhet te kemi fabrika lengje frutash--receli--kompostoje,,fabrika uthulle,,mund te rindertohet dhe fabrika e sheqerit ne maliq,,,si dhe te rritet agro-turizmi ne fshatra,,,turistet nuk duan vetem detin ,,,,por dhe fshatin dhe ajrin e paster....belshi ne elbasan dhe mrizi mi zanave ne fishte jane per tu marre shembull....

    Përgjigju
  • Dangellia: 12/07/2020 07:53

    Rama do rij edhe shum akoma k.m....per shum arsye ....presidenti ka plot figura jo politike dhe ne mosh perfekte per ete post jo si ky capaculi (hajdut)dhe te zgjidhet nga populli...sa per bashen meten sali kriminelin mediun e shum dit zinj te tjer nje rug ka :-te dorezojn sa kan vjedhur dhe te gjykohen dhe per vrasjet pra esht ruga e burgut...keshtu shpeton vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?