Jasmira Memelli

Politikë

Mungesa e ujit të pijshëm edhe gjatë sezonit turistik, Partia e Lirisë: Katastrofë! Jo vetëm dështim, por mashtrim kriminal nga një qeveri e korruptuar

20 Korrik, 14:16| Përditesimi: 20 Korrik, 14:29

  • Share

Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, ka reaguar lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm, veçanërisht në zonat turistike të vendit, duke e cilësuar atë si një “katastrofë të plotë”.

Sipas saj, mungesa e ujit dhe ndërprerjet pa paralajmërim në qytete dhe zona turistike nga jugu në veri janë pasojë e “një sistemi të kalbur dhe të shkatërruar nga korrupsioni dhe paaftësia”.

Memelli akuzoi qeverinë se ka shpërdoruar fondet publike përmes tenderëve fiktivë dhe koncesioneve mafioze dhe se premtimi i kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen përfundimtare të problemit të ujit që në mandatin e parë qeverisës, nuk është përmbushur.

“Pas 12 vitesh, Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku në kulmin e verës mungon uji i pijshëm. Ky nuk është vetëm dështim, por mashtrim kriminal nga një qeveri që funksionon përmes propagandës dhe korrupsionit,” deklaroi Memelli.

Ajo kritikoi gjithashtu ndërhyrjet e qeverisë në zonat turistike, sidomos në Theth, ku sipas saj po zhvillohet një fushatë agresive shembjesh strukturash pritëse, “pa paralajmërim, transparencë apo alternativa për banorët”.

Partia e Lirisë kërkon hetim për fondet e harxhuara për ujësjellësat në zonat turistike dhe ndalimin e menjëhershëm të aksioneve selektive.

“Ky vend nuk ka nevojë për propagandë, por për drejtësi dhe një qeveri që i shërben popullit”, përfundon deklarata.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?