Pieraldo Pelushi droga, lekët dhe telefonat e sekuestruar

Furnizonin Tiranën me drogë, ja si u kapën dy të rinjtë me heroinë dhe kokainë

24 Prill 2019, 07:23| Përditesimi: 24 Prill 2019, 16:06

  • Share

Një grup që furnizonte gjysmën e Tiranës me doza të vogla kokaine dhe heroine është ndaluar nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit. Kjo, pasi gjatë kontrollit në dy banesa, agjentët e policisë kanë sekuestruar plot 706 doza heroinë dhe kokaine, të bëra gati për tu shpërndarë për konsumatorët në lokale, piceri dhe bare të ndryshme të Tiranës.

Si rezultat i këtij hetimi policor, pak ditë më parë u vunë në pranga dy persona Pieraldo Pelushi dhe Florjan Nurja, ndërsa gjykata ka caktuar masën e “arrestit në burg” për dy të rinjtë. Nga veprimtaria e tyre kriminale rezulton se shitjen e lëndës narkotike heroinë dhe kokainë e bënin me klientelë të rregullt dhe se ky aktivitet ishte shtrirë në zonën e rrugës së “Kavajës”, në zonën e “Vasil Shantos”, “Selitë”, ish-parku, Kombinat dhe Yzberisht. Personat në fjalë, pasi siguronin lëndën narkotike, e fshihnin në një apartament në zonën e ish-parkut, ku, pasi e përpunonin dhe e përzjenin, e peshonin, duke e ndarë në doza dhe më pas ua shisnin klientëve të ndryshëm.

Për këtë aktivitet criminal, Florjan Nurja, me pseudonimin “Loli i Verës” dhe Pieraldo Pelushi, me pseudonimin “Pipo”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një apartament për përpunimin, përzjerje, ambalazhimin dhe shitjen e lëndës narkotike. Në momentin e arrestimin mësohet se Pelushit i janë sekuestruar 31 doza me heroinë, të cilat i mbante në një çantë marsup. Ndërkohë, gjatë operacionit policor, mes personave të shoqëruar në polici është dhe djali i biznesmenit Petrit Gazheli, Gazmend Gazheli, një emër i njohur për policinë e Tiranës në fushën e drogës. Po kështu në polici janë shoqëruar Blendi Spaho dhe Brikena Nurja.

Të tre këta persona janë ndaluar në momentin kur policia ka ushtruar kontroll në banesën e të arrestuarit Florian Nurja, i cili kishte vetëm pak minuta që ishte kapur nga policia me dy doza heroinë. Në dëshminë që ka dhënë Gazmend Gazheli para policisë tregon se: ”…në lidhje me ngjarjen, dua të them se unë kam shkuar në apartament rreth orës 13:00 tek rruga e Kavajës, pallatet e kompleksit “Delijorgji” dhe kam hyrë në banesën e shtetasit Florjan Nurja, pasi doja të merja një dozë lënde narkotike të llojit heroinë, pasi jam përdorues prej rreth njëzetë vjetësh.

Pasi kam hapur derën kam konstatuar se brenda në banesë ndodhej një vajzë, të cilën e njoh me emrin Kena dhe një shtetas tjetër, të cilin e thërrasin Blendi. Disa minuta më vonë, pasi unë hyra në banesë, ka ardhur policia dhe ka ushtruar një kontroll fizik ndaj meje dhe nuk më ka gjetur ndonjë send të kundraligjshëm. Gjithasht,u aty mësova se në banjon e banesës u gjet një sasi lënde narkotike e llojit heroinë…”. Gazheli sqaron se lëndën narkotike që donte ta konsumonte do ta merrte tek Florjan Nurja, pasi një gjë të tillë e ka bërë dhe herë të tjera.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rigels: 25/04/2019 19:41

    Policia e ka fajin. Ben arrestime per statistika dhe i leshon kta legenat te vijn verdall me ferrari e porche. Shtet bq

    Përgjigju
  • Veshgjati: 24/04/2019 10:08

    Ervin Droga

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 24/04/2019 14:46

      O veshgjate, ti veshet i ket po nuk degjon. Ska pune Ervini ketu, jane keta te ardhurit qe kane qelb Tironen dhe quajne "pune" aktivitetin kriminal, shperndarejen e droges.Ketyre duhet denimi me vdekje.

  • €€€€€€: 24/04/2019 09:16

    Nje mundesi e mire per gjykatesit per te marr ca para nga kjo ngjarje .. shtresa me e ulet e shoqerise jane gjykatesit dhe prokuroret llum fare.

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/04/2019 08:38

    Dërrmojini!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?