Nga e djathta në të majtë Adriatik Llalla, Petrit Fusha, Agim Bendo, Arjana Fullani, Astrit Haxhialushi, Alaudin Malaj, Gjin Gjoni, Erlindi Basha, Mirela Fana

Kronikë

‘Furtuna’ në drejtësi/ Shkon në 66 numri i dorëheqjeve nga frika e Vetingut, emrat e VIP-ave që ia mbathën nga ‘kokat’ e Apelit, grupi i Gjykatës së Lartë tek Llalla dhe vëllai i Bashës

9 Gusht 2021, 17:19| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 17:51

  • Share

Pesë vjet më parë, në gusht të vitit 2016, Rainer Deville, në atë kohë drejtuesi i misionit të EURALIUS në Tiranë dhe një nga njerëzit e Perëndimit më të angazhuar për miratimin e reformës në drejtësi, paralajmëroi se 10 % e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të jenin dorëheqjen nga frika e Vetingut. Parashikimi i Rainer Deville është tejkaluar. Ndërsa deri më sot i janë nënshtruar dhe ka nisur procesi i Vetingut për rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë, 66 magjistratë ose 16.5 % prej tyre kanë dhënë dorëheqjen për të evituar përballjen me Vetingun.

Ndërkaq, do t’i nënshtrohen procesit të Vetingut edhe 400 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, kryesisht të shkallës së parë. Një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të quajtur ndryshe edhe ‘KÇK’, po shfrytëzojnë maksimalisht ditën që i kanë mbetur, duke bërë kërdinë me vendime abuzive. Magjistratët ‘KÇK’ japin dorëheqjen në momentet fundit kur Komisioni i Vetingut i thërret për t’i njohur me dosjen e verifikimit.

Po kush janë 66 njerëzit e drejtësisë që kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur Vetingun? Të fundit janë gjyqtarja e Tiranës Mimoza Brahimi (Kajo) si dhe prokurorët po të Tiranës, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi. Ndërkaq, në listën e të dorëhequrve nuk mungojnë as emra të njohur të sistemit të drejtësisë, si ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i shpallur non grata nga SHBA dhe i dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie. Dha dorëheqjen sapo u njoh me dosjen e verifikimit edhe ish-kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, i referuar gjithashtu në Prokurori për pasurinë, dosje e cila ka dyshime të forta se mund të jetë mbyllur. 

Dy ish gjyqtarët e Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj dhanë gjithashtu dorëheqjen në korrik të vitit të kaluar, për t’u mos u përballur me Vetingun. Në vitin 2019, dhanë dorëheqje nga frika e Vetingut dy gjyqtarë të tjerë të Apelit në Tiranë, Agim Bendo dhe Astrit Haxhialushi.

Pesë anëtarë të Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Mirela Fana, Andi Çeliku, Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj u larguar nga funksioni, edhe pse sipas ligjit mund të qëndronin në detyrë deri kur të zëvendësoheshin. Ata nuk pranuan as të shërbenin në Apel, duke evituar kësisoj përballjen me Vetingun. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Bensik Imeraj, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi.

Kanë dhënë dorëheqjen edhe dy gjyqtaret Eneida Civici dhe Brunilda Kasmi, kryeprokurorja e Durrësit Joana Qeleshi, prokurori i njohur Bilbil Mete, motra e Rovena Gashit, Ema Gashi etj. Para së të niste zbatimi i ligjit të Vetingut ka dhënë dorëheqjen edhe Erlindi Basha, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Erlindi Basha dha dorëheqjen si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë në 24 tetor 2016.

66 subjekte të dorëhequr dhe rreth 150 të shkarkuar vijojnë të gëzojnë pasuritë e dyshimta. SPKA ka nisur hetime për vetëm 12 gjyqtarë dhe prokurorë, duke kërkuar sekuestrimin e pasurisë për vetëm 3 prej tyre. Bilanci i goditjes përmes pasurisë, që është edhe një nga kushtet e BE për integrimin, deri më sot është simbolik.

Subjektet e dorëhequra

1.            Mimoza Brahimi (Kajo), Gjykata e Tiranës

2.            Granit Shahu, prokuror i Tiranës

3.            Anila Galanxhi, prokurore e Tiranës

4.            Ergys Gashi, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Durrës

5.            Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër

6.            Fatbardh Çonikun, Gjykata e Elbasanit, i komanduar në KLGJ

7.            Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit

8.            Henrik Ligori, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda

9.            Pëllumb Vehbi, Gjykata Gjirokastrës

10.          Rasim Doda, Gjyqtar në Sarandë

11.          Dhurata Balla, gjyqtare në Tiranë,

12.          Gramoz Levanaj, gjyqtar i Apelit në Tiranë

13.          Arjana Fullani, Gjykata e Lartë

14.          Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë

15.          Mirela Fana, Gjykata e Lartë

16.          Andi Çeliku, Gjykata e Lartë

17.          Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë

18.          Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë

19.          Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese

20.          Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese

21.          Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese

22.          Adriatik Llalla, kryeprokuror

23.          Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.

24.          Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit

25.          Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit

26.          Agim Bendo, gjyqtar i Apelit

27.          Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit

28.          Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.

29.          Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.

30.          Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan

31.          Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë

32.          Rezarta Mataj, Gjykata e e Tiranës

33.          Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit

34.          Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës

35.          Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë

36.          Agim Dilka, prokurori në Elbasan

37.          Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit

38.          Fran Prendi, Gjykata Speciale

39.          Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës

40.          Adrian Nezha, prokuror Tiranë

41.          Ermir Beta, prokuror në Berat

42.          Bujar Hoxha, prokuror Tiranë

43.          Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme

44.          Erion Pustina, prokuror i Pogradecit

45.          Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër

46.          Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës

47.          Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda

48.          Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë

49.          Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër

50.          Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës

51.          Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës

52.          Rabiana Halili, Prokuroria Durrës

53.          Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit

54.          Amarildo Laçi, Gjykata Administrative

55.          Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës

56.          Njazi Seferi, Prokuror Tiranë

57.          Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës

58.          Ema Gashi, Gjykata e Durrësi

59.          Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit

60.          Merita Xhani, Gjykata Durrës

61.          Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës

62.          Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës

63.          Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

64.          Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

65.          Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë

66.          Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Komento

Komente

  • Grabit: 16/08/2021 10:33

    Numri duhej te jshte kampioni Grabit Shahu

    Përgjigju
  • Beni: 09/08/2021 22:34

    Ke harruar te vesh Cim Hajdarin qe ishte i pari qe iku.

    Përgjigju
  • Tani: 09/08/2021 20:58

    Të gjithë të dorëhequrit duhet të jenë subjekt për ndjekje penale. Janë të krimbur në para ndaj ikën si lepujt...

    Përgjigju
  • Prokurori: 09/08/2021 16:37

    E kuptoni sa e tmerrshme eshte, sa plera Na kane henger si kancer ka 30 vjet.. Ne fund pasi vodhen cdo gje te mundshme, Japin dorheqjen me paftyrsi. Edhe sa ka prap... dhe do e japin! Burg plerave dhe skuestro pronash Nga vellai e motre e kunat e baxhanak, vjehrri... Se skane lene pike gjaku pa pire ne kte popull.

    Përgjigju
    • Sali: 26/01/2022 03:03

      Mire ja bejne ketij populli se vete e kerkoj, rane nga shiu ne bresher

  • grigori: 09/08/2021 16:10

    Keta duhen denuar te gjithe, te kalben ne burg qelbesirat e Sali non grates....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?