Edvin Kulluri

Politikë

Fushata në PD, Edvin Kulluri: Takimet tregojnë se demokratët e duan debatin, Rilindja humb vetëm përballë një PD-je të reformuar

31 Maj 2021, 09:36| Përditesimi: 31 Maj 2021, 09:37

  • Share

Anëtari i grupit "Për PD-në", Edvin Kulluri përmes një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur ecurinë e deritanishme të fushatës brenda Partisë Demokratike. 
Sipas tij takimet e zhvilluara deri më tani për zgjedhjet për kryetar të demokratëve nga kandidatët Harxhi, Shehaj dhe Kadilli kanë treguar se demokrat5ë e duan garën dhe debatin. 

"Takimet me pjesëmarrje të gjerë me anëtarësinë e PD të Edit Harxhit, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli tregojnë qartë së demokratët e duan debatin, garën dhe konkurrencën e ideve dhe personave! Kjo garë e pabarabartë mes kandidatëve për kryetar të PD po tregon se demokratët kanë forcën dhe energjinë për të ngritur një të ardhme fituese! Partia Demokratike nuk është parti konformistësh, frikacakësh e njerëzish me kokë të ulur përballe askujt! Rilindja humb përballë një PD-je të reformuar, të hapur dhe demokratike! Koha e ka treguar në 1992, 2005 dhe 2009! Vetëm me moral dhe ndershmëri mund ta mundim kundërshtarin! Vetëm kështu do na votojnë skeptikët dhe demokratët! Ndaj, u bëj thirrje anëtarëve të PD dhe simpatizantëve të saj që të marrin pjesë masivisht në takimet e kandidatëve dhe më 13 qershor në zgjedhjet për Kryetar të PDSH", shkruan Kullurin. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?