Jlloyd Samuel

Futbolli anglez në zi, humb jetën në aksident ish-futbollisti i Premier League

15 Maj 2018, 18:11| Përditesimi: 15 Maj 2018, 18:17

  • Share

Një aksident tragjik i ka marrë jetën ish-futbollistit të disa skuadrave në Premier League, mes tyre, Aston Villa, Bolton e Cardiff.

Jlloyd Samuel, 37 vjeç, ka shoqëruar fëmijët për në shkollë dhe, kur po kthehej, makina e tij është përplasur me një makinë tjetër. Nga aksidenti, automjeti i Samuelit është përfshirë nga flakët, duke i sjellë vdekjen 37-vjeçarit.

Klubi i Aston Villa-s ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” se në ndeshjen që skuadra do të luajë, të gjithë futbollistët do të mbajnë një shirit të zi në krah, në shenjë solidarizimi me familjen dhe të afërmit e Samuel.


(Futbollisti Jlloyd Samuel me bashkëshorten)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?