Futbolli italian në zi, ndërron jetë trajneri i njohur Emiliano Mondonico

29 Mars 2018, 09:43| Përditesimi: 29 Mars 2018, 20:46

  • Share

Futbolli Italian është në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 71- vjeçare pas një lufte të gjatë me tumorin Emiliano Mondonico. Mondonico është një nga trajnerët me të njohur në Itali që ka drejtuar shumë skuadra dhe është një nga trajnerët më karizmatik që ka stërvitur në Serinë A.

Si trajner Mondonico e ka lidhur karrierën me Cremonesen të cilën e riktheu pas 54 vitesh në Serinë A në vitin 1984. Po ashtu Mondonico ka drejtuar për shumë vite Torinon dhe Atalantën periudhë në të cilën këto skuadra patën një shkëlqim.

Ndërsa në karrierën e tij Emiliano Mondonico ka qenë edhe trajner i skuadrave të njohura si Napoli e Fiorentina. Vitet e fundit Emiliano Mondonico i ishte përkushtuar punës me të rinjtë përpara se të ndërronte jetë në moshën 71-vjeçare pasi humbi betejën e gjatë me tumorin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?