Ish-Futbollisti i Kombëtares, Vasillaq Zëri

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-futbollisti i Kombëtares Vasillaq Zëri

25 Janar 2019, 13:36| Përditesimi: 25 Janar 2019, 18:43

  • Share

Ndërron jetë në moshën 66 vjeçare ish-futbollisti i Kombëtares Vasillaq Zëri. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë . Zëri ishte një nga futbollistët virtuoz dhe bënte pjesë në atë që u quajt brezi i artë i Dinamos së Tiranës ekip me të cilin luajti që nga viti 1974 deri në vitin 1983 ndërsa në vitet 1976-1982 Zëri zhvilloi edhe 6 ndeshje me ekipin Kombëtar.

Ndërkaq në vitin 2001 Vasillaq Zëri drejtoi edhe Shqipërinë e 21 vjeçarëve. Vasillaq Zëri ka qënë pjesë për vite me radhë edhe e strukturave të FSHF-së ndërsa Federata e ka nderuar atë me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”.

Homazhet do të zhvillohen nesër nga ora 11:00-12:00 në ambientet e ish-Hotel Internacional. Pak ditë më parë nga jeta u nda edhe një tjetër personalitet i futbollist shqiptar Mikel Janku.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veiz Xhelilaj: 25/01/2019 18:32

    Do mbetet gjate ne kujtesen tone me manovrat e tije me topin

    Përgjigju
  • redi: 25/01/2019 17:15

    I perjetshem kujtimi per magjistarin e topit Vasillaq Zeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?