Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic

Futbolli po vjen në Kroaci, kryeministri kroat: Europa qëndrore dhe lindore tifo për Kroacinë

14 Korrik 2018, 12:24| Përditesimi: 14 Korrik 2018, 12:42

  • Share

Kryeministri kroat Andrej Plenkovic ka deklaruar se Europa Qëndrore dhe ajo Lindore do të mbështesë Kroacinë në finalen e së dielës ndaj Francës që do luhet në Moskë. Në një intervistë për France 24 i veshur me fanellën e Kroacisë, Plenkoviç është shprehur se mbështetja nga vendet fqinje është njësoj sikur luan kombëtarja e tyre.

Pavarësisht konflikteve që ka pasur në Ballkan Plenkovic ka sqaruar se në takimet që ka pasur nëpër Europë i është krijuar përshtypja se të gjithë kolegët e tij kryeministra apo president janë identifikuar me suksesin që ka arritur Kroacia. Kualifikimi i Kroacisë për në finalen e Kupës së Botës pas fitores 2-1 me Anglinë ka lejuar një njohje globale të vendit të Ballkanit Perëndimor dhe kryeministri kroat nënvizon :

 Është një mundësi unike një sukses sportive që bën që Bota të na shohë me një tjetër sy. Në kontekstin e mediave botërore, të rrjeteve sociale arritja në finale përfaqëson një mundësi për promocion. Kemi shumë respect për futbollin francez por cilësia e ekipit tona na bënë që të ëndërrojmë .

Andrej Plenkovic, kryeministri kroat

 Kryeministri ka refuzuar që të bëjë një parashikim për ndeshjen duke thënë se mjafton një gol më shumë se transalpinët dhe e mbyll intervistën duke huazuar slloganin e anglezëve dhe sqaron: Football is coming to Croatia (Futbolli po vjen në Kroaci).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?