Futbollistët shqiptarë fitojnë në Serie A, Liverpool ngec ndaj West Ham

5 Shkurt 2019, 11:04| Përditesimi: 5 Shkurt 2019, 11:07

  • Share

Futbollistët shqiptarë triumfojnë në Serinë A. Strakosha, Berisha e Gjimshiti kanë arritur fitore me Lazion dhe Atalantën.Lazio është rikthyer tek fitorja. Bardhekaltërit mposhtën në transfertë 1-0 Frosinonen me golin e sulmuesi Caicedo në minutën e 36-të. 35 pikë për Lazion në klasifikim vetëm 1 larg Milanit që ndodhet në zonën Champions. Strakosha tregohet edhe një herë vendimtar duke ruajtur portën të paprekur.

1 pikë larg zonës Champions është edhe Atalanta e Berishës e Gjimshitit. Me dy shqiptarët në fushë bergamaskët fituan në Sardenjë ndaj Cagliari-t 1-0 me golin e shënuar në pjesën e dytë nga Hateboer. Atalanta vijon në superformë ndërsa Berisha në një moment e shpëton skuadrën dhe në një tjetër rast portierin kuqezi e shpëton vetëm traversa.

Liverpool harron të fitojë. Të kuqtë barazojnë për të dytën ndeshje me radhë duke e mbyllur në shifrat 1-1 ndeshjen e fundit të javës së 25-të në Londër ndaj West Ham.Çdo gjë ndodh në pjesën e parë me Sadio Mane që kalon skuadrën e Klopp në avantazh ndërsa vendasit barazojnë me Antonio 5 minuta më vonë falë një skeme nga një godije dënimi. Liverpool nuk përfiton dhe tashmë e sheh Manchester Cityn e vendit të dytë vetëm 3 pikë larg. Gara për titullin në Premier League është mëse e hapur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?