Futbollistët serbë

Sport

Pas kualifikimit në botëror futbollistët serbë provokojnë shqiptarët, e fusin Kosovën në hartën e Serbisë

15 Nëntor 2021, 12:21| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 12:30

  • Share

Futbollistët serbë kanë provokuar Kosovën gjatë një feste për fitoren e ndeshjes me Portugalinë.  Në një foto që shihet të pozuar sulmuesi i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç së bashku me dy shokë skuadre të tjerë, duke provokuar me hartën e Serbisë duke futur dhe Kosovën.

Futbollistët duken se kanë veshur fanella me mbishkrime nacionaliste dhe Kosovën e bëjnë Serbi.

 “Le të valëvitë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumije (Mal të Zi)”, ishte mbishkrimi në fanellat e tre futbollistëve serbë që pozuan duke i ngritur lart tre gishta , simbol i Serbisë.

Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi dhe vendimi pritet të marrë UEFA me këto veprime dhe gjeste të lojtarëve serbë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?