Futet në fuqi vendimi për heqjen e dinarit serb në Kosovë, BE: Të shqetësuar për pasojat

1 Shkurt, 09:48| Përditesimi: 1 Shkurt, 13:17

  • Share

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro, pasi sipas bllokut, ky vendim, që pamundëson përdorimin e dinarëve serbë, mund të ketë pasoja në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë.

Sipas BE-së, për këtë vendim, që hyn në fuqi më 1 shkurt, nuk ka pasur konsultime paraprake “veçmas për ndikimin që mund të ketë në spitale dhe shkolla, duke pasur parasysh “mungesën e alternativave në këtë moment”.

“BE-ja vë në pah se kjo rregullore do të ndikojë po ashtu në mbështetjen financiare që marrin serbët e Kosovës nga Serbia”, u tha në deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian më 1 shkurt.

BE-ja i bëri thirrje Kosovës që të ofrojë një periudhë të gjatë tranzicioni dhe “të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar” nga blloku.

“Periudha e shkurtër kohore e tranzicionit për zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre”, tha BE-ja.

"Kosova është e shqetësuar për ndikimin e mundshëm të rregullores së fundit të Bankës Qendrore te serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera, me rrezik të komplikimit serioz të jetës së tyre të përditshme. Duhet të ketë një periudhë të mjaftueshme tranzicioni, zgjidhja 2B gjendet në Dialogun e lehtësuar nga BE", tha Stano.

 


Lajmi kryesor:

Nga sot në Kosovë s'ka pagesa me dinarë! BE e shqetësuar kërkon periudhë të gjatë tranzicioni, reagon Kurti: Ne e nisëm që në dhjetor


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?