Sali Berisha, lideri i Foltores, sot u përpoq të anatemojë procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK duke e përkufizuar si një tragjikomedi. “Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve me SPAK-un. Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të Spak-ut. Asnjë lidhje nuk kanë”, deklaroi.
Aspekti i parë tragjikomik është se ai që denoncon ndërhyrje (te supozuar) politiko-diplomatike në sistemin e drejtësisë, është pikërisht Sali Berisha, i cili Drejtësinë e privatizoi derisa kishte mundësinë, jo vetëm duke emëruar prokurorin e përgjithshëm, por duke zgjedhur në komoditet, i ulur nga divani i shtëpisë bashkë me vajzën Argitën, çdo prokuror të thjeshtë, çdo gjykatës të shkallës së parë, të apelit, të gjykatës së lartë deri të gjykatës kushtetuese. Edhe Shtetet e Bashkuara e konsideruan fajtor të minimit të sistemit të drejtësisë.
Ndërsa aspekti i dytë tragjikomik është një gafë e bërë nga Berisha, i cili nuk skandalizohet për ndërhyrjen në vetvete, por sepse lufta që ai imagjinon se po bëhet për zgjedhjen e kryetarit të SPAK, nuk ka asnjë kuptim meqë bëhet fjalë për një post pa asnjë pushtet real. ''Kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë. Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë'' shkruan Berisha i skandalizuar. Në logjikën e tij të sëmurë nuk ka kuptim gjithë kjo betejë për zgjedhjen e një kryetari të Spak i cili as ''nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori''.
Surealizmi i vetëm në këtë histori është pikerisht ai i Berishës.
Sali kerma
PërgjigjuHipokrizia eshte maska e vertete e injorances. Ndersa Berisha emeroi kasten e drejtesise, e beri duke pritur afatet e plotesimit te mandateve per antare ne Gj.Larte dhe Kushtetuese, pra duke respektuar drejtesine e emeruar Nanoiste, Neroni i ri sovjetik, Rama, nuk priti dot afatet por i minoi mire e mire me tritol mafioz politik! Duket se autori e ngaterron Bamir Topin me Nik Spahine, qe emeronin lart e poshte kundrejt "xhelepit" gjykates e prokurore.
PërgjigjuBerisha kriminel
PërgjigjuO zot nuk ka njeri ne bote per te thure genjeshtra dhe hamendesime,si i thure ky pervers.Nje fantazi e till per pislleqe dhe ngatrresa ,tregues per nje njeri te shvlersuar nga asnje ndjenje mirsije sa do e vogel qofte per njerzit.Shyqyr qe se beson asnje shqiptar se bota e ka bere hasha me kohe se ky eshte personi i vetem ne bote se prifti eshtre me barre.
PërgjigjuO berish ke marr fund
PërgjigjuTi sali je e vetmja tragjedi komedi qe i ka mdodhur e po i ndodh vendit
Përgjigju