Gafa e gazetares britanike, njofton live për Krishtlindje vdekjen e Papa Françeskut (VIDEO)

26 Dhjetor 2021, 08:14| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 08:26

  • Share

BRITANI E MADHE- Një gazetare e ITV News ka bërë një gafë gjatë transmetimit live të ditës së Krishtlindjeve gjatë kohës kur Papa Françesku po jete mesazhin në Vatikan.

Gazetarja e televizionit britanik Kylie Pentelow, gabimisht njoftoi ‘vdekjen e Papa Françeskut’.

“Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë”. “U njoftua për vdekjen e tij…”, tha gazetarja.

Megjithatë ajo e kuptoi shumë shpejt gabimin dhe kërkoi falje live.

“Më falni”, vijoi ajo.

Gafa e prezantueses u bë virale në web, duke sjell një valë reagimesh nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?