Bota

Gafa e Nancy Pelosi, i uron ditëlindjen legjendës me foto të një personi tjetër të vdekur

8 Maj 2021, 13:28| Përditesimi: 8 Maj 2021, 13:31

  • Share

Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese Nancy Pelosi ka bërë një gafë në Twitter, pasi ia uroi ditëlindjen një legjende të bejsbollit me fotografinë e një lojtari tjetër. Legjenda amerikane e bejsbollit, Willie Mays, kishte 90 vjetorin e lindjes të enjtjen.

 “Urime ditëlindjen e 90-të për një ikonë amerikane”, shkroi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve.

Megjithatë, Pelosi në këtë postim e publikoi fotografinë e një ish-lojtari tjetër, të quajtur Willie McCovey, shkruan Daily Mail.

McCovey vdiq në gusht të vitit 2018. Duket se dikush e vërejti gabimin, sepse postimi më vonë u fshi dhe u zëvendësua me një tjetër, me tekstin e njëjtë por me fotografi tjetër.

Stafi i zyrës së Pelosit fajësoi një anëtar të stafit për gafën, duke thënë se dikush e përzgjodhi fotografinë e gabuar, duke kërkuar falje për postimin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?