Jose Mourinho

Sport

'Hidheshin si majmunë', Galatasaray akuza të forta për Mourinhon: Racist, të dënohet! E raportojmë në FIFA dhe UEFA

25 Shkurt, 13:54| Përditesimi: 25 Shkurt, 15:42

  • Share

Galatasaray dhe Fenerbahce barazuan të hënën 0-0 në derbin e Stambollit. Në këtë duel protagonizmi ishte për tifozët dhe trajnerin Jose Mourinho. Ultrasit e Fenerbahces hodhën mjete piroteknike kundër rivalëve, ndërsa edhe trajneri Jose Mourinho nuk mbeti në hije.

Përplasja

Ndeshja u gjykua nga gjyqtari slloven Vincic, pasi duelet kryesore në Superligën e Turqisë po gjykohen nga gjyqtarë të huaj. Jose Mourinho ka mbetur i kënaqur nga gjykimi i gjyqtarit slloven në këtë ndeshje, teksa shkoi në dhomën e tyre dhe i përgëzoi pas përballjes.

“Faleminderit që erdhe këtu dhe për gjykimin që i bëre kësaj ndeshje të madhe”. Aty isshte edhe gjyqtari i katërt turk dhe Mourinho iu drejtua atij: “Nëse kjo ndeshje do të gjykohej nga një gjyqtar turk do të ishte një fatkeqësi”, ka thënë Mourinho.

“Pas ndeshjes, e falënderova Slavko Vincic që gjykoi këtë përballje të madhe. Nëse do të ishte një arbitër turk, do të ishte një katastrofë e vërtetë. Stoli i Galatasaray hidhej si majmunë pas çdo vendimi të saktë”, deklaroi Mourinho në konferencën për shtyp.

Reagimi i Galatasaray

Klubi rival i Mourinhos i cilësoi deklaratat si fyese dhe të pahijshme për popullin turk, prandaj kërkon dënimin e Mourinhos. Raportim deri në FIFA dhe UEFA thotë Galatasaray.

"Që nga fillimi i detyrës si trajner në Turqi, trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho, ka bërë vazhdimisht deklarata denigruese drejtuar popullit turk. Fjalimi i tij ka kaluar nga komente të thjeshta imorale në retorikë çnjerëzore.

Në këtë mënyrë ne deklarojmë zyrtarisht synimin tonë për të filluar procedimin në lidhje me deklaratat raciste të bëra nga Jose Mourinho dhe në përputhje me rrethanat, ne do të paraqesim ankesa zyrtare në UEFA dhe FIFA.

Për më tepër ne do të vëzhgojmë me zell qëndrimin e miratuar nga Fenerbahce, një institucion që pretendon se mbështet ‘vlerat morale shembullore’ në përgjigje të sjelljes së qortueshme të shfaqur nga trajneri i tyre. Thuaj jo racizmit”, shkruan Galatasaray.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 25/02/2025 15:32

    Kush e mer tranjer ket legen.ket pune ka bo ky kudo ku ka shkuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?