Agron Shehaj

Politikë

Gara brenda partisë, Shehaj: Me Bashën PD i humb edhe zgjedhjet e vitit 2025

10 Qershor 2021, 17:27| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 18:10

  • Share

Kandidati për kryetar, Agron Shehaj nëpëmjet një postimi është shprehur se nëse nuk ndërrohet Lulzim Basha, PD do t’i humbë edhe zgjedhjet e 2025.

Me anë të një video ku shfaqen pakënaqësitë e antarëve të PD në Bulqizë për kreun aktual të partisë, Shehaj shkruan se demokratët nuk ia dhanë besimin Bashës dhe ata  kanë në dorë të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme me të njëjtin ekip ose mund të provojnë një ekip të ri.

“E vërteta është e thjeshtë: Shqiptarët nuk e votuan për kryeministër liderin e Partisë Demokratike, nuk janë dhanë besimin ekipit të sotëm të lideshipit të Partisë Demokratike. Kjo gjë tani ka marrë fund. Ajo që demokratët kanë në dorë është të zgjedhin a do shkojnë me të njëjtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do provojnë një ekip të ri. Unë jam i bindur se pa ndryshuar lidershipin Partia Demorkatike nuk fiton dot. Prandaj ju ftoj të votoni ndryshimin më 13 qershor. Të votoni për ta bërë PD-në përsër , shkruan Shehaj.

Video nis me një reagim të një qytetari i cili thotë se nuk është i kënaqur me Bashën dhe se gara e 13 qershorit është e pabarabartë. Sipas tij, nëse nuk mund të bëhet një garë brenda llojit, nuk mund të përballen dot me mazhorancën. 

“Unë jam shumë i pakënaqur me z.Lulzim Basha. Më vjen keq për ty që je futur në një garë të pabarabartë. Dhe kur ne nuk mund të bëjmë një garë sot brenda llojit, si do të jemi në gjendje të përballojmë z.Rama”, thuhet nga një anëtar i PD.  

Më 13 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike. Për postin e kryetarit kandiojnë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?