Gara për anëtarë të Kushtetueses, debate tek ‘ligjet’! PD: Një kandidat s’kaloi kriteret e pastërtisë e pasurisë! Avokati i Popullit: Bëhet fjalë për Ardian Dvoranin

19 Dhjetor 2022, 18:59| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 21:57

  • Share

Gara për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Altin Binaj, nxiti debat në Komisionin e Ligjeve. Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, tha se një prej kandidatëve nuk ka kaluar filtrin e Autoritetit të Dosjeve, pretendim që e rrëzoi kryetarja e komisionit Klotilda Bushka.

Report TV ka siguruar shkresën e Avokatit të Popullit nga ku mësohet se kandidati për të cilin flet Alibeaj, është Ardian Dvorani. Në shkresë thuhet se ai nuk ka dhënë sqarime se përse kishte certifikatë pastërtie nga komisionet Bezhani e Mezini, edhe pse punonte në sektorin privat kur komisionet operonin.

“Veprimet verifikuese të paplota. Nevojitet hetim shtesë....Duhet të përcaktohet data në të cilin janë marrë këto çertifikata dhe arsyeja pse janë marrë, duke patur parasysh se deri në vitin 1998’, kandidati ka ushtruar aktivitet privat dhe ska patur shkak që ti nënshtrohej verifikimit nga të dyja komisionet....Në lidhje me 4 itet e deklaruara nga kandidati për ushtrimin e detyrës së avokatit, nuk provohet të ketë deklaruar ndonjë të  ardhur për punën e bërë dhe as të ketë paguar detyrimet përkatëse, rrethanë që ka qenë penalizuese për një sërë kandidatësh në KED të mëparshëm”.- tha Alibeaj.

Mungesa në komision e kandidates për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ishte një tjetër moment përplasjesh.

Mazhoranca votoi kalimin për seancë plenare të tre kandidaturave, Mariana Semini, Ardian Dvorani dhe Arta Vorpsi të përcjella nga KED, duke respektuar renditjen e caktuar nga KED. Sipas ligjit, kuvendit i duhet shumica e cilësuar prej mbi 84 votash në seancë plenare për të përmbysur renditjen e KED. Në të kundërt, Mariana Semini pritet të jetë gjyqtarja që do të plotësojë vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?